Kulturë - Art - Fe

Ceremonia e Nevruzit si festë botërore u zhvillua në Paris nga UNESCO-s

Nevruzi si festë botërore u zhillua në selinë e UNESCO-s në Paris në praninë e përfaqësuesit të përhershëm të Iranit në UNESCO i cili ishte sponsorizuesi i kësaj feste dhe 12-të shtete anëtare të regjistruara në dosjen e Nevruzit si festë botërore morën pjesë në këtë ngjarje.

Gjatë ceremonisë, ku ambasadorët e shumë vendeve-anëtare "dhe përfaqësues ishin të pranishëm, ambasadori iranian, përgjegjës për koordinimin për regjistrimin e Nevruzit në Listën Botërore të Trashëgimisë,  paraqiti një raport për vendosjen e Kalendarit Xhelali në vitin 1078  nga përpjekjet shkencore dhe veprat e matematicientëve të mëdhenj dhe shkencëtarë si Omar Hajjami, Ebu'l Muzzafar Esfazari, Naxhib Wasti, Abdulrahman Khazeni, Ebu'l Abbas Lukeri dhe M'amuri Bejhaki në qytetin e Isfahanit.

Ai lexoi një poezi nga poeti i madh pers Maulana Rumi lidhur  me Nevruzin, i cila tha se lumturia kolektive e qenieve njerëzore e ka bërë Nevruzit si feste gëzimi për të gjithë.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara,(UNESCO)  një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, në udhëheqjen e dejtoreshës së përgjithshme, Irina Bokova, e cila është jashtë Francës, në një mesazh dërguar ceremonisë e quajti këtë festë një shkak për nxitjen e paqes dhe solidaritetit mes rajoneve dhe brezave.

Ndërsa ekstremizmi i dhunshëm është duke u përpjekur për të shkatërruar diversitetin dhe lirinë, Nevruzi na kujton fuqinë e kulturës dhe të trashëgimisë për të ndërtuar shoqëri të qëndrueshme dhe fleksibile.

Në vitin 2010, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Ditën Botërore të  Nevruzit.

Përfaqësuesit nga 12-të vende anëtare të dosjes së Nevruzit janë Irani, Afganistani, Uzbekistani, Republika e Azerbajxhanit, Taxhikistani, Turqia, Turkmenistani, Pakistani, Iraku, Kirgistani, Kazakistani dhe India duke paraqitur elemente simbolike të Nevruzit i shërbyen mysafirëve nga kuzhina e tyre kombëtar dhe lokale .

Burimi: IRNA