Iraku

Ushtria irakiane ka rrethuar plotësisht ISIS-in, çështje ditësh rënia e tyre

Ushtria irakiane ka njoftuar se ka rrethuar plotësisht militantët e Shtetit Islamik në Mosul dhe  është çështje ditësh rënia e tyre.
 
“Kemi nën kontroll 50 për qind të perëndimit të Mosulit. Por luftimet mbeten të ashpra pasi
 
armiku e di që është nën rrethim të plotë dhe që nuk do të mund të arrijë të dalë nga kjo situatë.
 
Gjithashtu Shteti Islamik e di që ky është bastioni i fundit dhe shansi i tyre i fundit”, tha shefi i
 
ushtrisë irakiane Othman al-Ghanmi
 
Militantët islamikë kapën Mosulin, qytetin e dytë në madh në vend  në verën e vitit 2014.