İran

Ruhani përshëndet udhëzimet e Imam Hameneit në mesazhin e Vitit të Ri

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani, në një letër dërguar Imam Sejjid Ali Hamenei, të mërkurën, përshëndeti udhëzimet e përcaktuara nga Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik në mesazhi i tij për popullin e Iranit, me rastin e Vitit të Ri. 

Udhëzimet nga Imam Hamenei inkurajuan"shërbëtorët e popullit,  dhe sipërmarrësit ekonomikë", tha Kryetari, Hassan Ruhani.

Ai vlerësoi në veçanti Imam Khamenein për vëmendjen ndaj kushteve ekonomike të vendit dhe emërtimin Vitin të Ri si vit i "Ekonomisë së Rezistencës, Prodhimit dhe Punësimit".

Kryetari, Hassan Ruhani  siguroi Imam Khamenein se qeveria e tij do të zbatoi politikat e përgjithshme të ekonomisë së Rezistencës.

Kryetari, Hassan Ruhani tha gjithashtu se nën presidencën e tij, vendi ka dëshmuar një rritje të konsiderueshme në prodhimin e brendshëm, ndërsa eksportet e Iranit kanë tejkaluar importet dhe një numër  i paparë  i vendeve të punës është krijuar.

Burimi: ABNA24