Suudi Arabie

Mbretëria Saudite, Franca diskutojnë mënyrat për ndalimin e financimit terrorist

Zyrtarët sauditë dhe francezë  janë pjesëmarrës në një seminar në Paris rreth mënyrave si të përballen me terrorizmin.

Zyrtarët e Arabisë Saudite dhe franceze dhe ekspertë po diskutojnë këtu,në Paris, për ndalimin e mjeteve financiare për  terroristët.

Diskutimet u zhvilluan në një seminar që u nda në tri sesione.

Seminari u fokusua në trajtimin e Islamit Politik, terrorizmin dhe mënyrat e financimit dhe sfidat që dalin nga ajo që është e njohur si "ekstremizëm militant."

Michel Duclos, Drejtor Menaxhues i Akademisë Diplomatike Ndërkombëtare, tha se Franca dhe Arabia Saudite përballet me sfida të njëjta që vijnë nga terrorizmi.  

Ai tha se të dy shtetet janë duke punuar së bashku për të sajuar mënyra për t’u përballur me terrorizmin dhe motivet e tij  dhe janë duke kërkuar për të sqaruar keqkuptimet.

Michel Duclos, Drejtor Menaxhues i Akademisë Diplomatike Ndërkombëtare tha se Arabia Saudite ka folur për përvojën e saj  dhe të këshillimit të atyre që kanë qenë të mashtruar nga ekstremistët.

Pjesëmarrësit diskutuan edhe shkaqet e ekstremizmit.

Gjatë seancës përmbyllëse, pjesëmarrësit ranë dakord që të përdorin mjete moderne dixhitale, të dyfishojnë bashkëpunimin rreth sigurisë dhe koordinimit në mes të dy vendeve dhe të vazhdojë për të shkëmbyer përvojat  për të luftuar terrorizmin.