Iraku

Tre të huaj ekspert të eksplozivit janë vrarë në perëndim të Mosulit

Koalicioni kundër ISIS-it ka vrarë tre anëtarë të rangut të lartë të ISIS-it, espertë të eksplozivit, në perëndim të Mosul-t, në Irak, të shtunën, njoftojnë  mediat vendase.

Sipas raporteve, të tre anëtarët e lartë të ISIS-it  ishin të kombësive të huaja.

Abu Aisha al-Taxhikstani, Abu Muhammed Al-Rusi, dhe Abu Umar Al-Faransi ishin tre ekspertë të ekspozivit të ISIS-it të cilët janë vrarë nga forcat ajrore të koalicionit.

Abu Aisha al-Taxhikstani ishte një ekspert eksplozivi që ndihmoi në zhvillimin e dronave të ISIS-it që u përdorën në të gjithë Irakun dhe Sirinë, sipas Al Masdar News. 

Abu Muhammed Al-Rusi ishte një shtetas rus që u konsiderua si ekspert kryesor i grupit telekomandues në veriperendim të Irakut.

Abu Umar Al-Faransi ishte një shtetas francez që është konsideruar si një nga inxhinierët e lartë ISIS-it, para vrajes së tij këtë mëngjes.

Burimi: Bas News