Kulturë - Art - Fe

Garat Kur’anore Evropiane filluan në Hamburg, Gjermani

Edicioni i pestë i Garave Kur’anore Evropiane në Hamburg, Gjermani
Edicioni i pestë i Garave Kur’anore Evropiane në Hamburg, Gjermani

Qendra Islamike në Hamburg  është organizatore e Garave Kur’anore Evropiane në të cilën marrin pjesë 160 aktivistë të Kur'anit nga vende të ndryshme evropiane.

Ceremonia e hapjes filloi me këndimin e ajeteve nga Kur’ani i Shenjtë të Sures Merjem (Maria) nga Sejjid Abbas Kazimi, i cili ishte kënduesi më i mirë në edicionin e mëparshëm të Garave Kur’anore Evropiane. 

Duke iu drejtuar ceremonisë, Huxhet ul Islam Ansari, drejtor i qendrës Dar-ul-Kur'an, përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi ekspertët e Kur'anit dhe mjeshtrërit që kontribuan në këtë ngjarje, duke shërbyer si anëtarë të trupit të jurisë. 

Mehdi Adeli, Ali Ramezani, Sejid Jahja Husejni  dhe Dhul Hajrat Fejzullahi janë anëtarë të panelit të jurisë në seksionin e garave për për meshkuj, ndërsa Ms. Turkipour dhe Ms. Abdullali  janë anëtarë të jurisë për pretenduesit në seksionin e grave.

Garat Kur’anore Evropiane po mbahen në kategoritë e mësimit përmendësh të Kur'anit,  në këndimin e Kur'anit dhe këndimin e Ezanit për dy grupmoshat nga deri në 16-të vjeç dhe nga 16-të e më lartë.

Raundi përfundimtar do të mbahet të dielën dhe fituesit do të shpallen gjatë një ceremonie në të njëjtën ditë.

Burimi: IQNA News