Iraku

Kushëriri i Ebu Bekr el-Bagdadit është kapur nga forcat irakiane

Forcat irakiane pohuan se ata kanë kapur kushëririn e liderit të ISIS-it Abu Bakr el-Bagdadi, i cili është gjithashtu një anëtar i lartë i grupit.

Ai u kap të premten në rrethin e Xhosak, në perëndim  të qytetit Mosul, ku trupat irakiane kanë  bllokuar  ISIS-in  pasi kanë  çliruar gjysmën e qytetit në pjesën lindore..

Komanda e Operacioneve të Përbashkëta të Irakut  kohët e fundit ka deklaruar se njësitë e shërbimit të inteligjencës janë duke vëzhguar lëvizjet e Baghdadi-t në Mosul, ku ai është i bllokuar pa asnjë mjet të shpëtojnë.

Gjatë dy ditëve të fundit, një tjetër komandant i lartë i grupit u kap dhe shtatë të tjerë të vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit të premten.

Sipas zyrtarëve ushtarakë irakianë dhe amerikanë, shumica e udhëheqësve të ISIS-it afër Bagdadit janë eliminuar, gjë  që dëshmon se është  një goditje e madhe për udhëheqjen e grupit terrorist.

Burimi: Bas News