Interpretimi i ri tematik i Kur'anit të Shenjtë në 100 vëllime
Një interpretim i ri tematik i Kur'anit të Shenjtë është duke u hartuar në bazë të të shpjegimit të Kur’an al-Mizan nga Allameh Tabatabai .
Sipas Huxhet ul Islam Mahmud Raxhabi, nënkryetari i Institutit Arsimor-Kërkimor ‘Imam Humejni’ hartimi i veprës do të kryehet në tri faza.
Ai tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA tha se faza e parë ka përfunduar dhe përgatitjet janë duke u zhvilluar për të filluar fazën e dytë.
Ai shtoi se pas përfundimit, interpretimi Kur'ani do të publikohet në 100 vëllime.
Disa pjesë tashmë të përfunduara janë në dispozicion në faqen e internetit të institutit, ka thënë ai.
Rreth 60 studiues janë përfshirë në kryerjen dhe mbikëqyrjen e projektit, vuri në dukje, Huxhet ul Islam Raxhabi.
Kur’an Al-Mizan është një interpretim i shkruar nga Allamah Sejjid Muhammed Hussein Tabatabaei.
Libri përbëhet nga 20 vëllime shkruar shkruar në gjuhën arabe. Deri tani më shumë se tri edicione janë shtypur në Iran dhe Liban.
Burimi: IQNA News