Rusia

Takim i shefave të shtabeve ushtarak në Antalia të Turqisë

Komandantët e shtabeve të përgjithshme ushtarake të Rusisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneralët Valerij Gerasimov, Hulusi Akar dhe Joseph Dunford kanë marrë pjesë në takimin trepalësh në qytetin turk Antalia.

“Komandanti i shtabit të përgjithshëm ushtarak rus gjenerali i armatës Valerij Gerasimov, ashtu si dhe nikoqiri i takimit komandanti i shtabit të përgjithshëm turk gjeneral Hulusi Akar dhe kreu i shtabit të bashkuar të ushtrisë amerikane gjenerali Joseph Dunford po marrin pjesë në takimin trelateral në Antalia të Turqisë”, shkruan në raportin e ministrisë ruse të mbrojtjes.

Takimi është caktuar ashtu që komandantët e ushtrive të SHBA-së, Rusisë dhe Turqisë të bisedojnë lidhur me çështjet e sigurisë në Siri dhe Irak.

Ish gjenerali rus Jevgenij Bujinski ka thënë se Rusia, Turqia dhe SHBA-të në takimin e sotshëm mund të dakordohen për aksionet ushtarake të përbashkëta të mundshme në Siri.

“Krerët e ushtrive, por edhe rrethanat , sugjerojnë në koordinimin e përbashkët të aktiviteteve ushtarake në Siri, pasi që asnjëra forcë aksionet e veta që i kryen kundër ISIS-it nuk i koordinon me tjerët, që është problemi kryesor në Siri. Palët mund të koordinohen për operacionet e përbashkëta, por edhe për operacionet e mëdha, e ky do të ishte hap përpara”, ka thënë gjeneral Jevgenij Bujinski.

Burimi: Logiçno