Vizitohet jugu i Serbisë, për herë të parë pas Enver Hoxhës
Bujanoc - Presidenti shqiptar, Bujar Nishani, do të vizitojë sot, sipas paralajmërimeve, komunat në jug të Serbisë me një popullsi shumicë shqiptare, shkruan B92.
Vetë paralajmërimi ka shkaktuar reagimet e politikanëve në Serbi, si të shqiptarëve ashtu edhe të serbëve.
Siç ka thënë më parë Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve, Jonuz Musliu, Nishani vjen për t'u njohur me kushtet e jetesës së shqiptarëve, duke pretenduar se për shqiptarët, në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, duhet të kujdeset shteti amë.
"Ai vjen për të vizituar shqiptarët sepse Kushtetuta e Shqipërisë thotë se të gjitha të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen nga shteti i Shqipërisë", tha Musliu.
Nishani do të jetë presidenti i parë i Shqipërisë që nga viti 1948, që nga vizita e Enver Hoxhës, i cili shkon në Serbi.
Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar për këtë deklaratë dhe tha se “ajo është e rrezikshme, që ngjall konflikte aty ku nuk ka dhe tha se ai i cili flet kështu është armik i shqiptarëve, serbëve dhe jetës paqësore”.