Kosova

BIK - Njërën gjë i thotë popullit, e tjetën gjë dëshmon Prokurorisë

BIK-u  i përgjigjet kërkesës së Prikurorisë Speciale të Kosovës  lidhur me kërkesën se si qëndronë puna e Islamit sa i përket Hoxhë Shefqet Krasniqit. Prokuroria kërkon sqarim pasi që veprmtaria e tyre është e ndarë nga  feja  dhe ata nuk kanë të drjetë të gjykojnë në emër të fesë, ngase Kosova është shtet laik Shekullar: 

Bik-u :  “ Interpretimi  i ajeteve kuranore është bërë jasht kontekstit kohorë, andaj mënyra e predikimit dhe gjuha e prëdorur në këto ligjerata konsiderojmë se nuk janë në frymën e duhur të predikimit tonë tradicional ngase është përdorur një gjuhë e vrazhdë e cila nuk përkon me etikën e komunikimit me masën”

Zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës ishin marrë në konsulltim si komision për çështjen e Hoxhë Shefqet Krasniqit  nga Prokuroria dhe pasi që kishin dhënë mendimin e tyre për këtë hoxhë, ata tani dalin me tjera deklarata dhe tjera kumtesa . Ku qëndron çështja,  lexuesit dhe të interesuarit janë në konfuzion, athua nga kush të  dëgjojmë të vërtetën nga hoxhallaret e BIK-ut apo nga gazetarët e Kosovës.

 BIK-u kumton se “Komisi i formuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për të shqyrtuar lëndën e Prokurorisë së Shtetit, përkitazi me hoxhën Shefqet Krasniqi, nuk ka gjetur asnjë argument për të cilin ai po akuzohet.”

Kështu thotë zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, duke shtuar se ligjëratat e ish-imamit të Xhamisë së Madhe në kryeqytet, Shefqet Krasniqi, nuk janë në frymën e urrejtjes e as që kanë bazë për nxitjen e besimtarëve për të shkuar në vatrat e luftës në Siri dhe prë terrorizëm të përfolur.

Ndërsa deri sot Gazeta Ekspres dhe shumë gazeta tjera që burimin e marrin nga informatat direkte nga Prokuroria,  e vërtetojnë se Shefeqt Krasniqi   siq shkruan në dokumentin zyrtarë që iu është drejtuar Prokurorisë.  “ Interpretimi  i ajeteve kuranore është bërë jasht kontekstit kohorë, andaj mënyra e predikimit dhe gjuha e prëdorur në këto ligjerata konsiderojmë se nuk janë në frymën e duhur të predikimit tonë tradicional ngase është përdorur një gjuhë e vrazhdë e cila nuk përkon me etikën e komunikimit me masën”