Kulturë

Libri iranian fiton në konkurrencën gjermane

Një  novelë iraniane “Hello Stone” mori çmimin e librave më të mirë të dizajnuara nga e gjithë bota në konkursin e Panairit të Librit Leipzing 2014.


     Shkruar nga Muhammed Riza Bajrami, kopertina e librit është ilustruar nga Amir Maftoun ndërsa Mexhid Zarih është kujdesur për anën artistike dhe për menaxhimin e projektit.


     Libri i cili mori një medalje nderi  ishte në konkurrencë me shumë libra nga e gjithë bota që morën pjesë në edicionin e 51-të të konkursit.
    Irani me 26 veprat e zgjedhura mori pjesë në  këtë veprimtari së bashku me 567 libra nga 30 shtete duke përfshirë këtu edhe Austria, Gjermania, Estonia, Portugalia, Kina, Rumania, Japonia, Kanada, Finlanda dhe disa vende të tjera. 


     Libri “Twigs of the Sour Cherry Tree” shkruar nga Akbar Halili është një tjetër libër iranian që hyri në fazën finale të konkursit  përfundimtar.


    Paneli i jurisë përbëhet nga shtatë anëtarë të cilët janë nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Austria, Kina dhe Zvicra, të cilët kanë zgjedhur 57 libra nga tetë vende për fazën finale të konkursit.

 

    Çdo vit çmimet për librat më të mirë të dizajnuar nga e gjithë bota, shpërblehem në Panairin e Librit në Leipzig.  


    Panairi i Librit Leipzig 2014 është planifikuar të mbahet në qytetin  Leipzig, Gjermani, prej datës 13-16 mars.      

 

   Të gjitha publikimet do të paraqiten në Panairin e Librit në Leipzig,  në Panairit të Librit në Frankfurt  dhe në shumë panaire të tjera të njohura kudo në Europë.