Siria

Çlirimi i Palmirës shpejt dhe efikas

Operacioni i përsëritshëm i çlirimit të Palmirës nga terroristët një kohë të gjatë është përgatitur, por është realizuar në një afat shumë të shkurtër dhe me humbje minimale. “Operacioni i çlirimit të Palmirës është kryer sipas planit. Gjatë e kemi përgatitur, kemi marrë për bazë specifikat të cilët kanë ekzistuar gjatë kohës së çlirimit të mëparshëm të Palmirës, që na ka mundësuar të kryejmë detyrën në afat të shkurtër dhe me humbje minimale”, ka deklaruar zëdhënësi rus Kartapolov. Ai posaçërisht ka theksuar rolin e forcave ajrore kozmike –ushtarake ruse në çlirimin e Palmirës, pasi ato kanë pamundësuar armikun të manovrojë dhe me kohë të dërgojë rezervat”.

“Dua të veçojë aksionet e njësive të forcave speciale të forcave të armatosura të Rusisë të cilët kanë kryer dhe kanë neutralizuar objektet më të rëndësishme. Nuk mundemi të mos e lëvdojmë dhe trimërinë e madhe dhe sakrificën e ushtarëve sirian, oficerëve dhe aradheve të vetëmbrojtjes popullore të cilët kanë luftuar me zemër duke mos kursyer jetët e tyre për të përmbushur këtë detyrë dhe qytetin e Palmirës të çlirojnë dhe ta kthejnë jo vetëm popullit sirian dhe tërë njerëzimit”, ka deklaruar Kartapolovi.”Konsideroj se tani më e rëndësishme është që ushtarët dhe oficerët sirian kanë rikthyer besimin se mund të rikthejnë atë që e kanë humbur, Tani kanë shijuar shijen e fitore dhe nga kjo rrugë më nuk do të kthehen”.

Gjeneral brigade i ushtrisë siriane Fuvaz Mustafa ka lavdëruar aksionet e forcave ajrore ruse gjatë çlirimit të Palmirës.”Aviacioni rus ka kryer rolin vendimtar në fitimin e forcave tona. Gjithkund përreth Palmirës janë malet ashtu që aviacioni ishte i domosdoshëm për ndihmën ushtrisë sonë për të çliruar Palmirën”, ka deklaruar gjenerali i brigadës Mustafa.

Përveç kësaj, theksoi zyrtari ushtarak sirian, suksesit të çlirimit të Palmirës i kanë kontribuar edhe njësit elite”Mburoja”,”Sokolët e shkretëtirës”, si dhe aradhet e vet mbrojtjes popullore. Mustafa ka shpreh sigurinë se Palmira e çliruar do të jetë e ripërtërirë.”Jam i sigurtë se Palmira do të rindërtohet, pasi që Palmira është historia jonë, kujtimi ynë. Me ndihmën e mirëve tanë do ta rindërtojmë”, ka premtuar gjenerali Mustafa.

Burimi: Sputnik