Siria

Kurdët dorëzuan vendbanimet ushtrisë siriane

Grupet e armatosura të cilët po marrin mbështetje direkte nga SHBA-të, Këshilli ushtarak Manbian kanë porositur se do të dorëzojnë kontrollin e tyre mbi vendbanimet në veri të Sirisë forcave ushtarake qeveritare. Fjala është për vendbanimet të cilët gjenden në perëndim të qytetit Manbixh, vendbanimet të cilët janë në linjën e frontit me militantët pro turq. Në deklaratë theksohet se kontrollin do ta dorëzojnë ushtrisë siriane në bazë të marrëveshjes së arritur me Rusinë. Situata është e komplikuar, pasi që  Këshilli ushtarak Manbian është grupacion militant i cili koordinohet dhe mbështetet nga ana e SHBA-ve, por ditëve të fundit po përleshen me militantët të cilët janë nën kontrollin e Turqisë. Kjo situatë po tregon edhe njëherë se si SHBA-ja dhe Turqia, edhe pse zyrtarisht aleat dhe anëtarë të NATO-së, në të vërtet po ballafaqohen në territorin e Sirisë veriore  nëpërmjet ndërmjetësve. A do të vazhdojë konflikti me forcat pro turke pasi që këto vendbanimet të merr ushtria siriane, në ditët në vijim do të shihet. Për situatën në Manbigj është prononcuar  edhe kryetari i Turqisë Erdogan. Turqia është  e gatshme që së bashku me Rusinë të luftojë kundër ISIS-it në rast merr propozimin nga ana ruse, ka deklaruar para gazetarëve kryetari turk Rexhep Tajib Erdogani.

“ Në rast se nga Federata Ruse vjen kërkesa për vazhdimin e luftës së përbashkët kundër ISIS-it, lufta e tillë mund të kryhet. Në mars do të vizitojë Rusinë dhe do të kemi mundësinë të bisedojmë për këto tema”. Erdogani ka shtuar se qëllimi i ardhshëm i ushtrisë turke në Siri, pas marrjes së al Babit, do të jetë Manbigji, në të cilën në këtë çast gjenden formacionet kurde, të cilat Ankaraja i konsideron terroriste.

Forcat elite siriane”Tigrat” kanë çliruar edhe tri fshatra në frontin lindor të Halepit dhe faktikisht e kanë prerë udhën forcave të ashtuquajtur” Mburoja e Eufratit” të cilën e udhëheq Turqia. Në mes pozitave të ushtrisë siriane dhe kurde ekziston  korridori i ISIS-it prej 5 kilometrave i cili do të mbyllet para se turqit të arrijnë në këtë pjesë të frontit. Me këtë faktikisht do të vështirësohet plani i Turqisë të vazhdojnë drejt Rakës. Përparimi i turqve në këtë rast do të provokonte luftë frontale në mes tyre dhe forcave kurde dhe forcave qeveritare siriane.

Burimi: Global cir