Muhammed Ali Junior ka shpjeguar përvojën e ndalimit të tij për shkak të urdhrit të Trumpit
Djali i boksierit legjendar amerikan, Muhammed Ali Jr ka shpjeguar periudhën që u ndalua për shkak të emrit dhe identitetit të tij mysliman në një aeroport në Miami.
Djali i boksierit legjendar amerikan, Muhammed Ali Jr ka shpjeguar periudhën që u ndalua për shkak të emrit dhe identitetit të tij mysliman në një aeroport në Miami duke thënë se “Unë jam amerikan megjithatë, tashmë nuk e ndjej më veten të qetë dhe të sigurtë.”
Djali i boksierit legjendar amerikan, Muhammed Ali, Muhammed Ali Jr, i cili i shoqëruar me mamanë e tij Khalilah Camacho Ali, i cili është liruar pasi është mbajtur i ndaluar për dy orë duke u pyetur në lidhje me besimin e tij fetar i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA.
Kur po kthehej nga udhëtimi i tij në Xhamajka më datë 7 shkurt për në ShBA, nëpunësi në sportelin e kontrollit të pasaportave nëse ai është mysliman, më pas është marrë në një ambejnt tjetër ku është marrë në pyetje, Ali Junior e shpjegon kështu situatën duke e ripërjetuar:
“fillimisht më pyetën për emrin. U tregova se quhem Muhammed Ali Jr. Më pyetën kush ma kishte vënë këtë emër? Prindërit e mi u thashë. Më pas më pyetën për përkatësinë fetare. Nuk munda ta fsheh habinë time në lidhje me këtë pyetje, por u përgjigja se jam mysliman. Nuk i besuan ato që unë u tregova dhe më vendosën në një dhomë tjetër. Edhe atje më bënë të njëjtat pyetje gjithashtu.pasi më mbajtën për 45 minuta, pa më kërkuar falje më thanë që isha i lirë të largohesha.”
‘NËSE BABAI IM DO TË JETONTE AKOMA…’
Ali Jr, i cili ka theksuar faktin se i janë shkelur të drejtat dhe se kjo gjë mund t’i ndodhë përsëri përsa kohë presidenti i ShBA-së, Donald Trump vazhdon të jetë në Shtëpinë e Bardhë vazhdoi kështu:
“Nuk dija çfarë të mendoja dhe çfarë të bëja dhe e gjeta veten duke menduar se jam përpara babait tim. Nëse ai do të ishte gjallë do të më thoshte ‘Ti je mysliman. Fol dhe mbështetu në kushtetutën tonë.’ Unë jam amerikan megjithatë, tashmë nuk e ndjej më veten të qetë dhe të sigurtë. Të pyesësh dikë për përkatësinë e tij fetare është shkelje e lirisë fetare, bie ndesh me kushtetutën, kjo gjë është e gabuar dhe duhet t’i japim fund.”
‘JAM I SHQETËSUAR SE EDHE KUR TË SHKOJ NË HAXH DO TË MË NDALOJNË PËRSËRI’
Ali Jr, i cili ka shprehur shqetësimin e tij se mund të ndalohet përsëri kur të kthehet nga vizita e tij në haxh pyeti nëse vallë do të dëbojnë edhe myslimanët amerikanë të cilët kthehen në shtëpitë e tyre.
Ali Jr, i cili është shprehur se është shqetësuese të nxjerrësh profilin fetar të një personi ka theksuar se është e nevojshme t’i jepet fund kësaj sjelljeje të gabuar ndaj myslimaneve.
‘A JE MYSLIMAN?’
Mamaja e Ali Jr, bashkëshortja e dytë e Muhammed Ali, Khalilah Camacho Ali i është përgjigjur kështu pyetjeve të ngjashme që iu drejtuan:
“Gjatë kontrollit të pasaportave, im bir ndodhej para dhe unë prapa tij. Na morrën pasaportat pastaj na dërguan diku tjetër. Pavarësisht se u thshë se ishim bashkë, ata na vendosën në vende të ndryshme. U tregova se isha bashkëshortja e Muhammed Aliut, më pyetën se nga vija. U thash që kam lindur në Chicago. Kur më pyetën nëse jam myslimane, iu përgjigja se kjo është një pyetje personale. Pastaj e habitur u përgjigja se jam myslimane. Më pas më thanë se do t’iu duhet t më bënin edhe disa pyetje të tjera. I pyeta se përse po mi drejtonin këto pyetje. Në mendje më erdhi urdhri i ndalimit të myslimanëve. Nuk më treguan asnjë arsye se pse po më mbanin të ndaluarë dhe pas 45 minutash më lanë të lirë.”
‘MUHAMMED ALI DO T’I BËNTE KNOCK OUT TRUMPIT’
Khalilah ka tërhequr vëmendjen se duke i trajtuar Islamin dhe myslimanët si terroristë po vihet në rrezik i gjithë Islami, ajo është shprehur kështu “Islami do të thotë paqe. Asnjë fe mun mëson askënd të urrejë apo të vrasë. Mysliman apo jo, mos veproni kundër të pafajshmëve, por duhen ndërmarrë veprime kundër kriminelëve.”
Ndërsa pyetjes se çfarë do të bënde Muhammed Ali në këtë rast. Khalilah i është përgjigjur kështu: “Do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë dhe do të Konock out Trumpin.”
‘KJO ËSHTË DIKTATURË’
Avokati i famijes, Chris Mancini, duke theksuar se kanë marrë telefonata dhe maile nga myslimanë në të gjithë vendet e botës, është shprehur kështu:
“Gjëja më e trishtë është përgjigja që duhet t’u jap personave që më pyesin nëse në aeroport duhet të gënjejnë dhe kur t’i pyesin nëse janë myslimanë t’u përgjigjen me jo. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin në një vend i cili e ban veten si vend i lirisë së besimit.”
Mancini ka treguar se kur kishte filluar të bënte listën e organizatave myslimane që po u krijoheshin probleme në aeroport kishte mësuar se atyre u drejtoheshin pyetje të këtilla si “A faleni pesë herë në ditë; cili është prijësi juaj; jeni sunni, apo shii; a jeni pjesëtar i ndonjë grupi myslimn; çfarë libash të tjerë përpos Kur’anit lexoni?”
Mancini ka theksuar se këto masa të qeverisë do të vazhdojnë dhe është shprehur kështu: “Trumpi shfaqet në televizione dhe shprehet se ky ndalim nuk është për myslimanët. Kjo gjë nuk është e vërtetë. Po mundohemi të kuptojmë se çfarë po mundohet të bëjë qeveria duke mbledhur pyetjet që i janë bërë Muhammed Ali Jr dhe nënës së tij si dhe të gjithë të ndaluarve të tjerë.”
Mancini, i cili është shprehur se përderisa po zgjaten deri tek gjykatat këto situata po shkelet kushtetuta dhe Trump është duke i dalë kundër edhe vendimeve të gjykatës ka thënë se “Kjo është diktaturë, dhe gjykatat janë ato që duhet t’i ndalojnë njerëzit si ai.”
Urdhri i Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, i nxjerrë më 27 janar për marrjen e vizave nga qytetarët e 7 vendeve myslimane për tre muajë është ndaluar nga në vendim i gjykatës federale. Megjithatë gjatë javëve të fundit në shumë aeroporte të ShBA-së janë zgjatur procedurat sidomos për udhëtarët myslimanë gjë që ka nxitur moskënaqësinë e gjërë në publik.
Burimi: Sputnik