Luksi i mbretit saudit Selman
Gjersa Arabia Saudite për shkak të çmimeve të ulëta të naftës po ka vështirësi më të mëdha në historinë e vet të krijimit të shtetit saudit, duke luftuar me deficitin më të madh llogaritar, duke zvogëluar pagat e punëtorëve, ndërsa kompanive ndërtimore ju mungojnë të hollat të gatshme për të paguar punëtorët e vet, në ndërkohë mbreti saudit Selman nuk po mund të llogaritë pasurinë e tij.
Në udhëtimin e tij njëmujor drejt Azisë lindore ka marrë me vete 460 tonë valixhe, dy limuzina luksoze dhe përcjellje prej 1500 personel. Kompania ajrore transportuese do të angazhojë gjithsejtë 570 punëtor për të kënaq të gjitha nevojat e mbretit saudit Selman gjatë udhëtimit të tij njëmujor në Azi. Gjatë këtij udhëtimi mbreti i Arabisë Saudite Abdylaziz al Saud bin Selman, do të vizitojë disa shtete në Azi. Për këtë udhëtim Arabia Saudite ka kontraktuar firmën transpotuese Jasa Angkasa Semesta, drejtori i të cilit Adi Gunawan ka thënë se i nevojitet 570 punëtor për të realizuar të gjitha nevojat e udhëtimit të mbretit saudit Selman.
Aktualisht monarkun saudit në Malajzi po e përcjellin 600 njerëz, ndërsa për turneun do të jenë të nevojshme 36 fluturime. Vetëm për nevojat e mbretit Selman janë rezervuar tri hotele luksoze në Kuala Lumpur. Në vizitën e tij të ardhshme në Indonezi prej 1 gjer në 9 mars do ta përcjellin 800 njerëz, në mesin e të cilëve princat dhe ministrat , ndërsa destinimet e ardhshme do të jenë Kina dhe Japonia.
Qëllimi i turneut të mbretit të Arabisë Saudite është forcimi i lidhjeve ekonomike me rajonin dhe të shkarkojë ekonominë saudite nga varshmëria e saj nga nafta.
Burimi: Logiçno