Irani nisi manovrat detare në ngushticën e Ormuzit
Irani sot filloi manovrat ushtarake detare në ngushticën e Ormuzit në çastin kur tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë eskaluar pasi që presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Teheranin” të mos luajë me zjarr” me rastin e testimit të raketës balistike me 29 janar 2017.
Stërvitjet ushtarake detare të Iranit do të mbahen në ngushticën e Ormuzit, gjirin e Omanit, Bab el Mandebit dhe në sipërfaqen veriore të oqeanit Indian, me qëllim të stërvitjes në luftë kundër terrorizmit dhe piraterisë, ka deklaruar komandanti i forcave detare iraniane, Habibullah Sajari, kanë transmetuar mediat shtetërore iraniane.
Anijet ushtarake, nëndetëset dhe helikopterët do të marrin pjesë në stërvitjet gjatë gjithë hapësirës prej 2 milion km2, ndërsa pjesëtarët e marinës iraniane do të tregojnë shkathtësitë e veta gjatë bregdetit juglindor të Iranit.
Në atë rajon është e vendosur flota e pestë e marinës amerikane e cila ruan rrugët transportuese në këto ujëra, ceku Reutersi. Miliona barela naftë gjatë ditës transportohen tek Evropa, SHBA-ja dhe Azia nëpërmjet Bab el Mandebit dhe ngushticës së Ormuzit, pranë bregdeteve të Jemenit dhe Iranit.
Reutersi theksoi se muajin e kaluar destrojeri amerikan ka shtënë plumba të paralajmërimit kundrejt katër anijeve ushtarake iraniane për sulm të shpejtë në afërsi të ngushticës së Ormuzit pasi që iu janë afruar me shpejtësi të madhe.
Burimi: Vijesti.ba