Alarmon Rama, SHBA-në: ‘’ Mos na lini në duar të rusëve’’
Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve”. Kjo është thirrja që kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama bën gjatë një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, duke folur për rrezikun rus në Ballkan, nga frika e largimit të vëmendjes amerikane nga Ballkani.
Ballkani është i rrezikuar të bjerë nën ndikimin e Rusisë në qoftëse administrata Trump injoron rajonin, ka paralajmëruar Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për “The Telegraph”
Janë ngritur gjithashtu pyetje prej kohësh nëse Bashkimi Evropian është duke bërë mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe për të bllokuar komplote të mundshme të Moskës.
Në një intervistë të gjerë, Kryeministri karizmatik i Shqipërisë, Edi Rama, tha se pa mbështetjen e SHBA “Ballkani nuk do të jetë një vend ku ka paqe dhe bashkëpunim”.
Duke marrë parasysh rolin e dukshëm të Rusisë në komplotin për vrasjen e kryeministrit malazez, zbuluar nga “The Telegraph” këtë javë, ka shqetësime se indiferenca e Uashingtonit do të inkurajojë Moskën. Pas konflikteve të forta në Bosnjë dhe Kosovë, shtetet e Ballkanit vetëm tani po “kalonin nga armiq në fqinjë”.