Pas zgjedhjeve, Hamasi po pret për afrim me Egjiptin dhe Iranin
Sipas ekspertëve politikë, si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të Hamasit të organizuara në ditët që lamë pas në Gazza, ardhja në udhëheqje e Jahja Sinvarit do të thotë edhe futja e lëvizjjes sëHamasit në një fazë tjetër politike
Sipas analizës së ekspertëve politikë, si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të Hamasit të organizuara në ditët që lamë pas në Gazza, ardhja në udhëheqje e Jahja Sinvarit do të thotë edhe futja e lëvizjjes sëHamasit në një fazë tjetër politike.
Sipas analistëve, lëvizja e Hamasit e cila do të kërkojë një afrim me Iranin për të zhvilluar më tej fuqinë e tij politike nuk planifikon që ta nxisë më tej tensionin ushtarak me Izraelin. Megjithatë, pritet edhe rritja e marrëdhënieve të lëvizjes me Egjiptin.
Antari i stafit pedagogjik të universitetit Ezher të Gazës në shkenct politike dhe analisti politik, Tejsir Muhajsin ka theksuar se me ardhjen në krye të Sinvarit, i cili më parë ka shërbyer si pjesë e krahut ushtarak të lëvizjes së Hamasit do të hidhen hapa për t’u afruar me Iranin.
Muhajsin është shprehur kështu: “Lideri ushtarak i mëparshëm i Hamasit ka këmbëngulur gjithmonë të lihen mënjanë pikëpamjet e ndryshme politike të palëve dhe të sillet vazhdimi i marrëdhënieve me Iranin. Ekzistenca e kësaj marrëdhënieje dypalëshe është pranuar gjithmonë si një burim mbështetjeje financiare dhe ushtarake përballë problemeve rajonale.”
Analisti politik që i ka dhënë rëndësi faktit që lëvvizja e Hamasit kërkon të rrisë ndikueshmërinë e saj ushtarake në rajon është shpehur se dëshira e pjesës ushtarake të lëvizjes së Hamasit ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e Sinvarit në krye të Gazzës.
Po kështu, edhe një analist tjetër, Hamza Ebu Shanab i ka dhënë rëndësi vërtetimit të parashikimeve të afrimitetit të Hamasit me Iranin. Shanabi është shprehur kështu: “Do të shohim se, me qëllim që të zhvillojë kapacitetet e saj politike lëvizja e Hamasit në Gazza do të krijojë edhe më shumë marrëdhënie me Iranin.”
Shanabi ka shtuar edhe këto në fjalën e tij: Hamasi ka nevojë për mbështejen e një shteti me kapacitetet ushtarake dhe financiare si Irani për të zhvilluar kapacitetet e veta ushtarake.
Ndërsa, kryetari i ardhshëm i qëndrës së kërkimit të lëvizjes së Hamasit, Ibrahim el-Medhun ka shenjuar se periudha e performancës politike të Sinvarit do të përbëjë një epokë të re.
Medhun është shprehur se: “Sinvari do të japë kontributin e tij për lëvizjen pët zgjidhjen e problemeve të shumta politike duke vënë gjithnjë në rradhë të parë çështjen e paqes së Palestinës. Ai do të fillojë punimet për t’i dhënë fund përçarjeve të brendshme me lëvizjen Fetih të udhëhequr nga Kryeministri i Palestinës, Mahmud Abbas.”
Pavarësisht përpjekjeve që kanë bërë deri më tani të dyja palët për t’i dhënë fund kësaj ndarje që ka zgjatur prej vitesh tashmë nuk është arritur akoma ndonjë progres.
Analisti politik që i përmbahet pikëpamjes se, në të njëjtën kohë Sinvari do të pinojë në krijimin e marrëdhënieve të reja me Egjiptin si dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekzistenciale mes palëve, është shprehur se “Sinvari do të mund të krijojë një gjendje stabiliteti në Rripin e Gazzës. Personaliteti ushtarak i tij do ta ndihmojë atë të kontrollojë situatat dhe të mund të rregullojë gjendjen ushtarake në terren. Kjo gjë na çon të kuptojmë se përballjet tona me Izraelin do të fitojnë një formë krejt të re.”
Burimi: Medya Şafak