Kosova

Kazakistani mbështetë Serbinë, nuk do që ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq është takuar sot me Ambasadorin e Kazakistanit në Serbi, me seli në Budapest, Nurbahom Rustemov.

Duke folur për rëndësinë e parimit të integritetit territorial, Rustemov ka konfirmuar se Kazakistani do ta mbështesë Serbinë në organizatat ndërkombëtare dhe se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për ta njohur pavarësinë e Kosovës.