‘Në Siri nuk është më e nevojshme që të krijohen zona të sigurta’
Pas vizitës së Shefit të CIA-s, Mike Pompeo dhe më pas viztiës së Shefit të Shtabit të Ushtrisë së ShBA-së, Orgjeneralit Joseph Dunford në Ankara është zhvilluar edhe një vizitë tjetër kritike nga Washingtoni. Këtë rradhë vizitën e ka kryer senatori republikan, John McCain.
Një ndër temat që zyrtarët amerikanë kanë trajtuar gjatë vizitave të tyre në Turqi ka qënë krijimi i zonave të sigurta në Siri.
Ashtu siç dihet, Ankaraja ka folur për krijimin e zonave të sigurta që prej vitit 2013 deri më tano. Megjithatë, pavarësisht se ShBA-ja e ka trajtuar këtë temë gjatë javëve të fundit, duket se ende nuk është bërë një plan në lidhje me këtë temë. Ekspertët mbështesin krijimin e këtyre zonave të sigurisë vetëm me anë të bashkëpunimit me qeverinë siriane dhe me një vendim të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Përgjegjësi për Marrëdhëniet me Jashtë për CHP-në, ish zëvendës presidenti, Faruk Logoglu ka bërë këto vlerësime në lidhje me diskutimet që vazhdojnë akoma përsa i përket krijimit të zonave të sigurta.
Në lidhje me kurdët, veçanërisht me kurdët e Sirisë, Turqia mbështet pikëpamjen politike se PYD-ja është një degëzim i PKK-së dhe se PYD-ja dhe YPG-ja janë në fakt organizata terroriste. Megjithatë kjo është vetëm një pjesë e të gjithë çështjes. Një çështje më e rëndësishme se kjo është se në rajon ekzistonn një realitet kurd. Unë mendoj se, Turqia duhet të rregullojë fillimisht çështjen e saj të brendshme kurde, më pas për të ndërhyrë në çështjen e kurdëve të rajonit duhet të jetë një fuqi rajonale. Jam i mendimit se kjo duhet të jetë qasja edhe për kurdët e Irakut edhe për kurdët e Sirisë. Ndërsa pjesëmarrja ose jo e PYD-së në bisedimet për paqe dhe bisedimet për ndryshimet kushtetuese është diçka që i takon popullit sirian të vendosë.
Shtetet e Bashkura të Amerikës janë ende jo të qarta se çfarë do të jenë në të vërtetë këto zona të sigurta, ku do të vendosen ato, si dhe kush do t’i krijojë zonat e sigurta, nëse do të jenë të përkohshme vetëm përsa kohë do të ketë zona të ndalimit të fluturimit dhe nëse krimi i tyre do të jetë produkt i një vendimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Trump, Sekretarët e Shtetit dhe të Mrojtjes kanë dhënë këshillat e tyre që të realizohet një plan në lidhje me këtë çështje. Më pas do të qartësohen paqartësitë e mëparshme. Sipas mendimit tim, duke marrë parasysh zhvillimet në Siri, krijimi i zonave të sigurisë është bërë i panevojshëm. Sepse kush kishte për t’u larguar është larguar. Ndërsa, përsa i përket atyre që janë të detyruar të largohen për shkak të operacionit Rakka jam i mendimit se mund të hidhen hapa për t’i ndihmuar.
Çfarë dhe si do të veprojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje varet nga çfarë do t’i propozohet Trumpit dhe çfarë vendimi do të marrë ai. De në këtë gjë ka diçka të veçantë. Trumpi e ka trajtuar çështjen e zonave të sigurta me Arabinë Saudite de Jordaninë, ende nuk e ka trajtuar veçanërisht me Turiqinë. Për këtë arsye duhet të presim dhe të shohim. Turqia ka insituar për vite të tëra në këtë çështje. Nëse kjo gjë do të ishte zbatuar para 2 ose 3 viteve do të kishte pasur efekt. Megjithatë kjo gjë duhet bërë nga koalicioni ndërkombëtar dhe me vendimin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Nëse nuk ndodh kështu, duhet të bërë të paktën me lejen e shtetit dhe qeverisë siriane.
Burimi: Sputnik