Letra e talibanit për Malala Yousafzai
Një komandant i lartë i Talibanëve, të mërkurën më 9 tetor 2013, publikoi një letër të hapur për Malala Yousafzai, si përgjigje të fjalimit të saj në Kombet e Bashkuara më 12 korrik 2013, me rastin e ditëlindjes së saj të 16-të.
Letra është e çuditshme, pjesërisht, pothuajse apologjetike, shkruar nga Adnan Rashid, një figurë e lartë e talibanëve pakistanezë, i cili u arratis nga burgu, duke e thyer atë, vitin e kaluar, ishte betuar se do ta vriste ish- kryetarin e Pakistanit, Pervez Musharrafin.
Në të, militanti xhihadistë citon ish-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Henry Kissinger, filozofin britanik, Bertrand Russell, si dhe një letër të shkruar nga sekretari britanik i Luftës në vitin 1835. Në letër nuk shprehen pikëpamjet zyrtare të Talibanëve ose të ndonjë fraksionit apo grupi të xhihadistëve.
Zonjusha Malala Yousafzai,
Unë që po ju shkruaj nga bindja ime personale, sigurisht, nuk është opinioni apo pikëpamja e Talibanëve Tehrik të Pakistanit apo të ndonjë fraksioni ose grupi tjetër të xhihadit.
Kam dëgjuar për ju nëpërmjet shërbimit të BBC në gjuhën Urdu për herë të parë, kur unë isha në burg. Në atë kohë kam kërkuar të ju shkruaj, që të ju këshilloj, që të përmbaheni nga veprimtaria anti – talebane, ku ju ishit përfshirë, por unë nuk mund të gjeja adresën tuaj. Unë mendojsha se si t'iu shkruaj, me emrin e vërtetë apo me pseudonim. Emocionet e mia ishin vëllazërore për ju, sepse ne i përkasim të njëjtit fis, fisit Yousafzai. Ndërkohë, burgu u thye, unë u arratisa, kur ju u sulmuat. Kjo për mua ishte shumë tronditëse, kurrë nuk do të dëshiroja që kjo të ndodhte, prandaj dëshiroja që të ju këshilloja më herët.
Talebanët ju sulmuan, nga pikëpamja islamike ishte kjo e drejtë apo e gabuar, apo ju e keni merituar të vriteni, unë nuk do të argumentoj këtë, këtë ja lëmë All-llahut të Plotëfuqishëm, Ai është Gjykatësi më i mirë. Këtu unë dua të ju këshilloj, edhe pse tashmë është vonë, unë kam pas dëshirë të ju këshilloj në kohën kur isha në burg dhe ky aksident nuk do të ndodhte kurrë. Para se gjithash, ju lutem, mos mendoni kurrë se Talibanët ju kanë sulmuar sepse keni pas dëshirë për të shkuar në shkollë apo pse keni qenë e dashuruar në arsimim, edukim, pra, ju lutem mos mendoni se talebanët apo muxhahidinët janë kundër arsimimit, edukimit, për djem apo për vajza. Talebanët besojnë se ju qëllimisht keni shkruar kundër tyre dhe keni zhvilluar një fushatë që të dobësoni përpjekjet e tyre për të vendosur sistemin islamik, me shkrimet tuaja të cilat ishin provokative.
Ju keni thënë dje në fjalimin tuaj se pena është më i fortë se shpata, dhe kështu ata ju sulmuan për shpatën tuaj dhe jo për librat tuaja ose për shkollën. Kishte mijëra vajzave të cilat kanë shkuar dhe shkojnë në shkolla dhe kolexhe para dhe pas kryengritjes së talebanëve. A mund të shpjegoni se përse vetëm ju ishit në listë për shënjestër?
Tani për ju do të shpjegojë pikën e dytë, pse Talibanët po shkatërrojnë shkollat ? Përgjigja për këtë pyetje është se jo vetëm talebanët e KPK ose të Fata-s po shkatërrojnë shkollat, por në këtë çështje në mënyrë të barabartë janë përfshirë Ushtria Pakistaneze dhe dhe Xhandarmëria Kufitare. Arsyeja për këtë veprim është e përbashkët mes tyre, sepse shkollat janë shdërruar në opozitë të fshehur dhe kampe tranzite, dhe kështu herë pas her janë në kontrollin e Talibanëve, herë pas here janë nën kontrollin e Ushtrisë Pakistaneze.
Në vitin 2004 isha në Swat, unë kam hulumtuar rreth shkaqeve të dështimit të revolucionit të parë për të cilin u përpoq Muhamed Sufiu . Unë kam ardhur te informacioni i saktë se shkollat kanë shërbyer si kampe ushtarake të fshehta për të dy palët. Tani më thoni se kush duhet fajësuar ?
Dhjetëra shkolla dhe kolegje janë përdorur si kazerma nga ushtria Ushtria Pakistaneze, këtë ju mund ta vërtetoni shumë lehtë në qoftë dëshironi. Pra, kur diçka e shenjtë është kthyer në vdekjeprurëse ajo duhet të eliminohet, kjo është politika e talebanëve.
Shkatërrimi i shkollave, kur ato përdorën si çështje strategjike, nuk është punë Talibanësh, disa dele të zeza të administratës lokale, kështu kanë mundësi të thithin fonde më shumë në emër të shkollave për të mbushur llogaritë e tyre bankare.
Tani unë po ndalem tek pika kryesore që është arsimi, edukim, është e mahnitshme që ju brohorisni për arsimin. Ti dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara jeni duke pretenduar se ju qëlluan për shkak të arsimit, edukimit , edhe pse kjo nuk është arsyeja, që të jemi të sinqert, të ndershëm, por kjo nuk është për çështje të arsimit, edukimit, por është çështje propagande që jeni duke bërë, ju jeni duke e përdorur gjuhën tuaj sipas urdhërit të të tjerëve. Ju e dini se në qoftë pena është më i fortë se shpata, atëherë gjuha është më e mprehtë dhe lëndimi nga shpata mund të përshëndetet , por lëndimi i gjuhës nuk përshëndet kurrë dhe në luftërat me gjuhë janë më shkatërruese se me çdo armë.
Unë do të doja të ndajnë me ju se, pothuajse, në nën kontinentin Hindian janë arsimuar çdo qytetar dhe kanë qenë në gjendje të lexojnë apo të shkruajnë para pushtimit britanik. Mësuesit vendorë ju kanë mësuar oficerëve britanikë gjuhën arabe, hindu, urdu dhe gjuhën perse.
Pothuajse çdo xhami ka vepruar si shkollë, shumë udhëheqës myslimanë kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për arsimin. Hindia Muslimane ishte e pasur, me bujqësi, me mëndafsh , që nga industria e tekstilit deri tek ndërtimi i anijeve. Nuk kishte varfëri, kriza, nuk kishte përplasje të civilizimeve apo të besimeve. Kjo ishte për shkak se sistemi arsimor ishte i bazuar në mendime fisnike dhe program arsmimor fisnik.
Unë dua të tërheq vëmendjen tuaj për një ekstrakt të shkruar nga Sir TB Macaulay në parlamentin britanik të datës 2 shkurt 1835, në lidhje me çfarë lloji i sistemit arsimor është i nevojshme në nën –kontinentin Hindian për të zëvendësuar sistemin arsimor musliman. Ai deklaroi:
Ne duhet të bëjmë sot çmos për të formuar një klasë e cila mund të bëhën përkthyes mes nesh dhe miliona të të tjerë të cilët ne i qeverisim, - një klasë të njerëzve që janë hindusë me gjak dhe ngjyrë, por anglez në shije, në mendime, në moral dhe në intelekt
Ky ishte dhe ky është plani dhe misioni i këtij sistemi të ashtuquajtur arsimor, për të cilin ju jeni gati për të vdekur, për të cilin Organizata e Kombeve të Bashkuara ju merr në zyrën e tyre për të prodhuar më shumë aziatikët në gjak, por anglezë në shije, për të prodhuar më shumë afrikanë me ngjyrë, por anglezë në opinion, për të prodhuar më shumë njerëz jo anglezë, por me moral anglez. Ky i ashtuquajturi edukim e krijojë, e bëri Obamën vrasës masiv, a është ky ideali i juaj apo nuk është?
Pse ata duan t’i bëjnë të gjithë qeniet njerëzore anglezë? Sepse anglezët janë përkrahësit e patundur dhe skllevër të hebrenjve. A e dini se Sir Sejjid Ahmed Khan, themeluesi dhe simboli i arsimit angleze në Indi ishte një mason?
Ju thoni se një mësues, një pene dhe një libër mund të ndryshojë botën, po unë jam dakord me këte, por me cilin mësues, me cilën penë dhe me cilin libër? Duhet të ju përkujtoj se pejgamberi, Muhammedi (a.s.), paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi te, ka thënë se unë jam dërguar si një mësues, dhe libri i shpallur nga Ai për të mësuar është Kur'ani. Pra, një mësues fisnik dhe i devotshëm me plan-programin profetik mund të ndryshojë botën, jo me programe satanike apo me kurrikula laike.
Ju keni dhënë shembullin se një herë një gazetar e pyeti një student se pse një taliban ka frikë nga arsimimi, edukimi ai u përgjigj, talibani nuk e di çfarë përmban ky libër. Të njëjtën gjë edhe unë po ju them dhe pse përmes teje tërë bota po ka frikë nga libri i All-llahut (Kur’ani), sepse ata nuk e dinë se çfarë përmban ai. Talibanët duan të zbatojnë atë që është në librin e All-llahut, kurse OKB-ja dëshiron të zbatohen në vend të Librit Hyjnor, librat njerëzor. Ne duam që të lidheni në këtë botë me Krijuesin përmes librit të All-llahut, kurse OKB-ja dëshiron të skllavërojë botën me pakëz krijesa të liga.
Ju keni folur për drejtësi dhe barazi nga nga foltorja e një institucioni të padrejtë, vendi ku keni qëndruar nuk përpiqet për drejtësi dhe barazi, të gjitha kombet nuk janë të barabartë aty ku fole ti, sepse vetëm pesë shtete e kanë të drejtën e vetos, ndërsa pjesa tjetër është e pafuqishme, dhjetra herë kur e gjithë bota ishte bashkuar kundër Izraelit, një veto e vetme mjaftonte të bëhej padrejtësia.
Vendi nga ku jeni duke i folur botës po shkon drejt drejt rendit të ri botërorë, unë dua të di se çfarë është e gabuar në rendin e vjetër botëror? Ata dëshirojnë të krijojnë arsim botëror, ekonomi globale, ushtri globale, tregëti globale, qeveri globale dhe më në fund një fe globale.
Unë dua të di se a ka ndonjë hapësirë për udhëzim profetik në të gjitha planet e mësipërme globale ? A ka ndonjë hapësirë për Sheriatin Islam ose Ligjin Islam, të cilin OKB-ja e quan çnjerëzor dhe barbar? Ju keni folur për sulmin ndaj ekipit të poliomelitit, ju a mund të shpjegoni pse atëherë sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, një hebre, tha në vitin 1973 se duhet pakësuar, reduktuar popullsinë e botës së tretë deri në 80% . Pse programet eugjenike dhe sterilizim nxitohen në vende të ndryshme të botës, në një mënyrë ose në një tjetër, nën ombrellën e OKB ?
Më shumë se një milion femra myslimane janë sterilizuar me forcë në Uzbekistan, pra, pa pëlqimin e tyre. Bertrand Russell shkruan në librin e tij për ndikimin e shkencës mbi shoqërinë:
, Dietë , injeksione të kombinuara, që nga mosha e hershme, për të prodhuar lloj të karakterit dhe lloj të besimeve që autoritetet e konsiderojnë të dëshirueshme dhe çdo kritikë serioze do të bëhet e pamundur psikologjikisht . Kjo është arsyeja pse ne kemi kujdes, rezervohemi rreth programit të quajtur vaksinim i poliomelitit.
Ju thoni, Malala, se nuk është dita juaj, është dita e çdo personi i cili e ka ngritur zërin për të drejtat e tyre, ndërsa unë ju pyes se pse një ditë të tillë nuk është caktuar për Rachel Corrie, vetëm pse ajo i shërben Izraelit ? Pse një ditë e tillë të mos jetë e caktuar për Affia Siddikun, sepse atë e blen amerikanët? Pse një ditë e tillë nuk është caktuar për Faizan dhe Fahimeen, sepse vrasësi ishte Raymond Davis? Pse një ditë e tillë mos të caktohet për ato 16 gra të pafajshme afgane dhe fëmijët e tyre, që u qëlluan për vdekje nga një amerikan, nga Belas Robert, sepse ai nuk ishte një taliban!
Unë kërkoj nga ju përgjigje dhe të jeni e sinqertë në përgjigjen, nëse ju ishit qëlluar, nga amerikanët nga një sulm i telekomanduar, bota a do të kishte dëgjuar rreth statusit tuaj mjekësore? A do të quheshit ' bija e kombit ? A do të bënin bujë mediat në lidhje me ju ? A do t’iu vizitonte gjenerali Kiyani dhe a do të raportonin vazhdimisht mediat botërore për ju? A do t’iu ftonin në OKB? A do të shpallej dita e Malala-s?
Më shumë se 300 gra dhe fëmijë të pafajshëm janë vrarë nga sulmet me drona, aeroplanë pa pilot, por kush lodhet për këtë, sepse sulmuesit janë me arsim të lartë, janë amerikanë, jo të dhunshëm, paqësorë!
Unë uroj, dhembshurinë e keni mësuar nga Pejgamberi, Muhammedi (a.s.) duhet të keni mësuar nga Ushtria Pakistaneze se ata mund të ndalojnë derdhjen e gjakut mysliman në FATA dhe Ballukistan. Unë uroj, dhembshurinë e keni mësuar nga Pejgamberi, Hz. Isai (a.s.) duhet të mësohet edhe SHBA-ja dhe NATO-ja në mënyrë që ata duhet të ndalojnë derdhjen e gjakut të muslimanëve të pafajshëm në të gjithë botën dhe unë uroj të njëjtën gjë edhe për pasuesit e Budës për të ndaluar vrasjen e myslimanëve të pafajshëm të paarmatosur në Birmani, dhe Sri Lanka dhe uroj të njëjtën gjë për të ushtrinë indiane që të ndjekin mësimet e Gandhi-t dhe të ndalojnë gjenocidin në Kashmir, gjithashtu vlenë edhe për pasuesit e Bacha Khan-it, ANP ka dhënë një shembull të jo-dhunës, regjimi në pesë vitet e tyre në këtë krahinë, për shembull në Suat.
Më në fund, unë ju këshilloj që të ktheheni në shtëpi, të pranoni kulturën islame dhe kulturë vendase, pashtun, të bashkoheni me vajza muslimane në ndonjë medrese, pranë shtëpisë tuaj, në qytetin tuaj, të studioni librin e Allahut, Kur’anin, të përdorni penën tuaj për Islamin dhe për gjendjen e ummetit musliman dhe uroj të zbuloni konspiracionin e një elite të vogël që dëshiron të skllavërojë tërë njerëzimin, kjo është në agjendën e tyre të keqe, në emër të Rendit të Ri Botëror .
Të gjitha lavdimet, falënderimet i përkasin Allahut, Krijuesit të Gjithësisë.