İran

Trumpi këkron të zbehë rolin e Iranit, po Irani është më i fortë se kurrë më parë

El-Hysejni është shprehur se “Ne e shohim Amerikën si armikun tonë kryesor dhe si burimi i gjithë të këqijave në Tokë. Interesat amerikane në Irak janë diçka brenda fushëpamjes sona dhe në rrezen tonë të goditjes. Në qoftë se ata veprojnë pa mend, interesat e tyre do të zhduken... dhe ne mund t’i godasim bazat e tyre në çdo moment që duam.”

Trump kërkon të nxisë Iranin, por tashmë Irani është më i fuqishëm se kurrë më parë
Trump kërkon të nxisë Iranin, por tashmë Irani është më i fuqishëm se kurrë më parë

Deklaratat e ashpra të presidentit Trump ndaj Iranit po i mundësojnë atij që të fitojë më shumë ë miq në botën arabe, por në të njëtën kohë këto deklarata mbartin një risk të rëndësishëm të një përplasje të mundshme me një armik të SHBA-së që tani është më i fuqishëm se kurrë më parë, që nga krijimi i Republikës Islamike gati 40 vjet më parë.

Me paralajmërimin që administrata Trump bëri javën e kaluar duke u shprehur se e ka Iranin “nën vëzhgim ka sinjalizuar një largim të konsiderueshëm nga politikat e presidentit Barack Obamës, fokusi i të ciliave në arritjen e një marrëveshje bërthamore me Iranin për t’i dhënë fund problematikave historike amerikane për ekspansionizmin iranian dhe që kishin paralajmëruar një periudhë të rrallë të qetësimit të tensionit mes Ëashingtonit dhe Teheranit.

Është i shumtë numri i atyre që mendjonë se në rajon do të rikthehen tensionet e periudhës së George Ë. Bush, kur SHBA-ja dhe operativët iraniane luftuan një luftë të fshehtë në Irak, kur u rritën tensionet sunni-shiitë në të gjithë rajonin dhe kur bashkëpuntorja e Amerikës, Izraeli zhvilloi një luftë brutale në Liban me aleatin e Iranit, Hizbullahun.

Ndryshimi i vetëm qëndron në faktin se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë rradhë do të përballen me një Iran më të fuqishëm, një Iran që gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit ka përfituar nga trazirat në botën arabe duke zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme ndikimin dhe aftësitë e tij ushtarake.

Nicholas Heras, nga Qendra e Re e Sigurisë Amerikane është shprehur se “Në momentin që do të përballeshim me Iranin apo që t’i bëjmë presion edhe më ashpër,  ka shumë mundësi që ta gjejmë veten përpara një konflikti shumë më gjithëpërfshirës dhe më shkatërrues për ekonominë globale sesa shumë prej aleatëve të Amerikës apo edhe vetë populli amerikan janë të gatshëm ta përballojë”.

Fakti i marrë për i mirëqenë se Irani ka prodhuar armë bërthamore – gjë që Teherani e ka mohuar gjithmonë - është zbehur me anë të marrëveshjes bërthamore që u nënshkrua me Iranin në vitin 2015. Megjithatë, gjatë gjithë kësaj periudhe, Irani ka prodhuar raketa të afta për të goditur bazat e të gjithë aleatëve  të ShBA-së në të gjithë Lindjen e Mesme si dhe ka ndërtuar një rrjet të këtillë të bashkëpunimit që e kanë kthyer atë në rolin më të fuqishëm në rajon.

Irani tani qëndron në krye të një gjerdani të ndikimit që shtrihet duke filluar nga Teheranë deri në Mesdhe, nga kufijtë e NATO-s në kufijtë e Izraelit dhe duke përfshirë edhe kufirin jugor  të Gadishullit Arabik. Ajo është komanduese e besnikërisë së dhjetëra mijëra ushtarëve të milicivee të aleatëve dhe të ushtritve shtetrore që kanë luftuar në vijën e frontit në Siri, Irak dhe Jemen duke përdorur automjete të blinduara, tanke dhe armë të rënda. Me këta luftëtarë janë bashkuar edhe mijëra anëtarë të Gardës Revolucionare Iraniane, baza ushtarake më prestigjioze e Iranit, të cilët kanë fituar përvojë të konsiderueshme gjatë këtyre luftrave.

Instituti për Studimet e Luftës, në një raport që ka publikuar vetëm javën e kaluar ka vënë në dukje faktin se për herë të parë në historinë e tij, Irani ka arritur të zhvillojë kapacitetin e nevojshëm për të projektuar një fuqi konvencionale ushtarake për ta çuar atë qindra milje përtej kufijve të tij. Instituti shprehet se “Ky kapacitet, të cilin e kanë shumë pak shtete në botë do të ndryshojë rrënjësisht përllogaritjet strategjike dhe balancën e pushtetit brenda rajonit të Lindjes së Mesme.”

Aleatët arabë sunni të Amerikës, të cilët fajësojnë administratën e Obamës për hezitimin e treguar duke lejuar që të zgjerohej kontrolli i Iranit janë mëse të kënaqur perspektivën e re për një qasje më konfrontuese të SHBA-së. Çdo pakënaqësi që ata mund të kenë pasur në lidhje me retorikën anti-myslimane të Trumpit duket të jetë zhdukur nga entuziazmi i tyre për një president amerikan që besojnë se do të mundohet ta doësojë përsëri Iranin.

Një ish-diplomat i Arabisë Saudite, Abdullah al-Shamri ka folur nga kryeqyteti saudit, Riad duke u shpprehur se “Ne jemi të lumtur dhe të emocjonuuar në lidhje me Presidentin Trump”, më pas vijoi duke thënë se “Ne presim prej tij që të sillet iranianët ashtu siç duhet të sillen me një vend kërcënues që prodhon raketa dhe ka aspirata të ndërhyjë në vende të tjera.”

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë planifikon të bëjë ekzaktësisht administrata Trump në lidhje me një gjendje e krijuar të punëve kanë kohë që vazhdojnë kështu dhe kanë krijuar një vijë të caktuar. Sipas këndvështimit të analistëve, ndikueshmëria e Iranit në të gjithë rajonin është kaq e thellë sa do të jetë e vështirë të shohim se si ndonjë administratë amerikane do të mund të zbehë pa destabilizuar aleatët, pa rrezikuar amerikanët, pa lënë mënjanë luftën kundër ISIS-it dhe prishur ekuilibrin e ri rajonal që është krijuar gjatë kohës së tërheqjes së administratës Obama.

Administrata e Trumpit nuk ka paraqitur ndonjë qëndrim sipas të cilit të supozojmë se ka për qëllim të hedhë posht marrëveshjen nukleare. Sipas zyrtarëve të ShBA-së qëllimi është krejt i kundërt, ai kërkon që të përfshijë në marrëveshje edhe programe të tjer ushtarake, si ai i prodhimit të raketave që nuk ka qënë përfshirë, të cilin në zyrtar e quan si aktivitete destabilizuese të Trupave Ruajtëse të Revolucionit.

Deri më tani, veprimet që ka ndërmarrë ShBA-ja kufizohen vetëm si në kundërpërgjigje për testimin e  një raketë balistike nga Irani gjatë javës së kaluar dhe një sulmi nga rebelët Husi të Jemenit ndaj një anije e cil i përkiste të flotës së Arabisë Saudite në Detin e Kuq. Gjatës ditës së premte, thesari i shtetit vendosi sanksione kundër njerëzve dhe kompanive të dyshuara se kanë qënë të përfshirë në programin e raketave dhe Pentagoni ka vendosur shkatërruesin USS Cole në brigjet e Jemenit, me pretendimin se rebelët e Hussit të armatosur nga Irani mund ta bënë këtë vend objektivin e ardhshëm.

Përpos këtij veprimi të ndërmarrë, administrata Trump nuk ka bërë shumë gjëra që të tregojnë se çfarë qëllimesh kanë vërtetë, veçse kanë premtuar që do të jenë ndryse nga administrata Obama. 

Ditën e premte Trumpi ka shkuar në tëitter se “Irani po luan me zjarr – ata nuk ia dinë vlerën faktit se Presidenti Obama ka qënë shumë ‘i sjellshëm’ me ata, unë nuk do të jem.”

Irani ka zgjedhur që të jetë deri diku i heshtur dhe është mjaftuar vetëm me përgjigjen që ka shkuar ministri i punëve të jashtme, i cili shprehet se nuk i marrin në konsidertë kërcënimet e Ëashingtonit dhe se ata kurrë nuk kanë nxitur luftë.

Sipas analistëve, Irani ka bindjen dhe ka arritur në përfundimin se nuk është në interesin e tij më të mirë që të nxisë përballjen me administratën e re së ShBA-së që tashmë fituar një reputacion si e paparashikueshme.

Megjithatë, ata që e kanë ndjekur aktivitetin e Iranit në rajon shprehen se Irani nuk do të heqë dorë lehtë nga arritjet e tij.

Muvaffak el-Rubai, një antar shii i parlamentit irakian i cili për shumë vite me rradhë ka punuar për të zhdukur hapësirën mes Iranit dhe Amerikës në Irak ka parashikuar se nëse vazhdohet t’i bëhet presion Iranit, ai nuk do vazhdojë të qëndrojë i heshtur.

Ai është shprehur se "Iraku, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në një ekuacion shumë delikat të balancuar dhe Trumpi nuk duhet të shkelë mbi këtë balancë.” Ai vijoi duke thënë se “Ai duhet të veprojë me shumë delikatesë”.

Është në Irak, ku lufton Shteti Islamik ka sjellë më të dukshëm Shtetet e Bashkuara në një aleancë të heshtur me Iranin, që një marrëdhënie më armiqësore mes Teheranit dhe Uashingtonit mund të jetë më i rëndësishëm.

Vendi i cili mund të ndikohet më së shumti në prishjen e balancave të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Ëashingtonit, sipas së cilës do të tregohej haptazi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ISIS kanë një marrëveshje të heshtur dhe sse lufta mes tyre është thjesht një fasadë.

Milicitë e mbështetura nga Irani janë të fokusuara thellë në përpjekjet e tyre për të rifituar territoret e Irakut të cilat ishin pushtuar nga militantët e organizatës terroriste dhe Shtetet e Bashkuara poi ndihmojnë gjithashtu.

Në ofensivën e Mosulit, qindra këshilltarë të SHBA-së punojnë krahpër krah me trupat irakiane që po avancojnë drejt lindjes dhe përpos kësaj në mesin e tyre gjenden edhe 6,000 ushtarë të SHBA-së aktualisht të vendosur në Irak. Në të njëjtën kohë, mijëra luftëtarë të milicisë të mbështeturë nga iranianët janë duke avancuar në qytet nga perëndimi, të cilët edhe pse i japin llogari të gjith palëve, kryesisht përgjigjet para Iranit.

Një ndër grupet e mbështetura nga iranianët që luftojnë në rrethinat e Mosulit janë togerët e Hizbullahut, Ketaib Hizbullah të cilët po ashtu u kanë vendosur bomba fluturuese trupat amerikane në anë të rrugës dhe kanë shkaktuar vdekje në bazat e ShBA-së në kulmin e tensioneve së SHBA me Iranit një dekadë më parë. Zëdhënësi për shtyp i Ketaib Hizbullahut është shprehur se nëse Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të zvogëlojë rolin e Iranit në Irak, ata nuk do të hezitojë të sulmojnë trupat e ShBA-së.

El-Hysejni është shprehur se “Ne e shohim Amerikën si armikun tonë kryesor dhe si burimi i gjithë të këqijave në Tokë. Interesat amerikane në Irak janë diçka brenda fushëpamjes sona dhe në rrezen tonë të goditjes. Në qoftë se ata veprojnë pa mend, interesat e tyre do të zhduken... dhe ne mund t’i godasim bazat e tyre në çdo moment që duam.” 

Është e vështirë të parashikojmë sesi çfarë veprimesh do të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zvogëluar ndikimin e gjerë që ka fituar Irani gjatë luftës në Siri. Irani dhe Rusia kanë luftuar së bashku për të siguruar mbijetesën e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, dhe tanshmë ato janë duke u ndjekur të arrijnë një marrëveshje paqeje dhe aleancë me Turqinë, në mënyrë që të përjashtojnë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që, Amerikës nuk i kanë mbetur shumë miq përveç kurdëve në verilindje të vendit.

Rusia kontrollon hapësirë ajërore në Siri, ndërsa Turqia përdor ndikimin që ka mbi rebelët dhe Irani ka ndikueshmëri në terren, përmes rrjetit të saj të gjerë të milicive shiite të ardhura nga Libani, Iraku, Afganistani dhe Pakistani. Ata kanë dhënë një fuqi në njerëz në vijën e parë frontale nga provinca veriore e Aleppos, në afërsi të kufirit turk, në kodrat e Golanit në kufirin jugor me Izraelin.

Sipas një drejtuese i Qendrës Kërkimore të Gjirit, e bazuar në Dubai, Mustafa Alani, premtimet e Trump për të frenuar ndikimin iranian janë në kundërshtim me dëshirën që ai ka deklaruar për të ndjekur hapat drejt një bashkëpunimi më të ngushtë me Rusinë në Siri dhe gjithashtu për të mbështetur Assadin, kjo për faktin se vetë Irani është aleate me Assadin edhe me Rusinë.

Alani është shprehur se “Nëse do të mbështesë Assadin, atëherë nuk do të mund ta kontrollojë Iranin. Nuk mund t’i bëjë dot të dyja këto gjëra në të njëjtën kohë.” Sipas tij, zgjidhja e duhur është rrëzimi i Assadit sepse Assadi është një udhëheqës që qëndron me forcën e Iranit, e vetmja gjë që e mbron atë është lufta e Iranit.

Alani nuk sheh asnjë arsye pse Trumpi nuk do të mund ta kontrollojë me lehtësi Iranin.

Sipas Alani “Fuqia e Iranit është vetëm në legjendë. Arsyeja pse Irani konsiderohet i fortë është dobësia e e ShBA-së. Irani varet nga një fije shumë delikate dhe nuk do të jetë e vështirë ta marrësh nën kontroll.” 

Megjithatë, edhe ata që janë të lumtur për ndryshimin politik në Amerikë nuk janë kaq të sigurtë për këtë.

Në një koment të bërë në gazetën Pan-Arab Ashark Al-Ausat ditën e shtunë gjendet i cituar ky paragraf: “Sot Teherani ka përballë përmballë një shtet të rreptë, të nxitur, të fortë dhe vendimtar si Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë qënë gjithmonë kështu me administratën e butë dhe hezituese të Obamës. Rajoni tani do të përballet me erëra të turbullta të ndryshimit. Kjo nuk do të jetë e lehtë.” 

Burimi: Washington Post / Medya Şafak