Tensionet në mes SHBA-ve dhe Iranit
Periudha e qetësisë e cila ka filluar pas marrëveshjes së arritur nukleare në mes Perëndimit dhe Iranit po i afrohet fundi. Tensionet në mes Iranit dhe SHBA-ve po shtohen dhe askush nuk e di se çfarë pasojat do të sjellin. Më herët presidenti amerikan Trumpi ka deklaruar se “Irani është shtet terrorist numër një në botë”, ndaj të cilit ka reaguar Teherani: “në rast se duan të dalin prej marrëveshjes nukleare, edhe Irani do ta bëjë atë”. Nga koha kur është vendos në detyrën e presidentit amerikan Donald Trumpi ka paralajmëruar ndryshimet e mëdha në politikën e brendshme dhe të jashtme. “Qëllimi kryesor i fushatës së mundshme të jashtme do të ishte Irani”, thekson gazetari Legujenko në artikullin e ri për portalin Ridus, i cili analizon arsyet dhe pasojat e mundshme të tensioneve në mes të dy vendeve. Legujenko konsideron se ngjarjet e parakohshme bashkësinë ndërkombëtare kanë inkurajuar që të kuptojë se “periudha e qetë” e cila ka filluar pas marrëveshjes nukleare në mes Perëndimit dhe Iranit,është para përfundimit. Irani me 29 janar ka lansuar raketat balistike me rreze të mesme veprimi rreth 225 kilometra.” Testi është në harmoni me programet tona dhe nuk do të lejojmë që vendet tjera të përzihen në punët e mbrojtjes tonë”, ka thënë ministri i mbrojtjes iraniane Husein Dehqan”. Zyrtarët amerikan kanë përshkruar lansimin si “shumë provokative” dhe kanë deklaruar se do të shqyrtojnë “spektrin e gjerë të masave përgjegjëse”. Nga na tjetër kryetari i Iranit Hasan Ruhani gjatë shënimit të përvjetorit të Revolucionit Islamik ka deklaruar se” çdo kush që kërcënon Iranin do të mund të pendohet”. “Më mirë e kanë të jenë të kujdesshëm”, iu përgjigj Trumpi.
Legujenko cek arsyet e mundshme për shkak të cilave Trumpi ka vendos në “luftë kryqtare” kundër Republikës Islamike. I pari dhe më i rëndësishmi është sepse Irani nuk ka hekë dorë nga ambiciet e veta gjeopolitike dhe po luan rol gjithnjë më të rëndësishme në Lindjen e Afërt. Përveç kësaj, shfuqizimi i embargos Teheranit ka shkaktuar “vërshimin e naftës” në treg, ndërsa politika lehtë mund të diktojë çmimin e naftës, të cilët në këtë nivel e “irritojnë” presidentin amerikan. Është e qartë se Trumpi është i lidhur me lobin e naftës dhe dëshiron çmime më të larta të naftës për të mbrojtur interesat e prodhuesve amerikan. Në pyetjen lidhur me hakmarrjen e mundshme ushtarake kundër Iranit, Donald Trumpi ka thënë se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”, por është pikëpyetje se a dëshiron Washingtoni me të vërtetë luftën e re në Lindjen e Afërt? Ministria e punëve të jashtme të Rusisë ka porosit: “tërheqja e Iranit për shkak të vendimeve amerikane do të ishte dështim i bashkësisë ndërkombëtare”. Legujenko beson se përgjigjja e Trumpit do të varet nga faktorët e ndryshëm, por konsideron “se është pak e mundshme që Washingtoni të shkojë në intervenimin direkt ushtarak .” Megjithatë ekziston mundësia e madhe që të përpiqet të zgjidh problemin me ndihmën e “palëve tjera të interesuara” në rajon, para se gjithash të shteteve sunite arabe.
Megjithatë, Maksim Legujenko cek se vazhdimi i mundshëm i politikës së Trumpit për”embargon naftës” për Teheranin nuk do të thotë kurrgjë, pasi që Rusia, e posaçërisht Kina, nuk do të dëshironin “të humbin furnizuesin e tyre të preferuar”. Në këtë drejtim, Teherani nuk do të humbte asgjë, që do të thotë se presidenti amerikan do të duhet të gjejë “zgjidhje alternative”.