Kosova

Daçiq : Haradinaj hapur po kërcënon me luftë të re para syve të gjithë Evropës

“Kërkojmë ekstradimin e Haradinajt. Ky njëkohësisht është edhe test i ri për Evropës dhe për sistemin e drejtësisë së Francës. Pasi që deri me tash asnjë nga terroristët shqiptarë nuk është përgjigjur as në Tribunalin e Hagës, kurse shumë dëshmitar kundër tyre janë zhdukur masovikisht”, ka thënë Daçiq

Sipas tij, kjo deklaratë e Haradinajt është më pak e rrezikshme se ajo që tha të enjten ku sipas tij ka “kërcënuar Serbinë se do ta pësojë sikur në vitin 1999”.

“Pra, Haradinaj hapur po kërcënon me luftë të re para syve të gjithë Evropës”, ka thënë Daçiq.

Haradinaj pas seancës gjyqësore të së enjtes tha se mesazhi i vetëm për krerët e shtetit serb, Daçiqin, Nikoliqin dhe Vuçiqi është se Serbia përgjigjen nga ai e ka marrë në vitet 1998-99 dhe nëse është nevoja sërish do ta merr.

Kreu i AAK-së po ashtu ka thënë se Kosova duhet të lëshojë fletarreste për krerët e Serbisë, pasi që ata kanë kryer krime në Kosovë.