Kosova

Alarmohet Lugina e Preshevës : “Forca serbe zbarkojnë në brezin kufitar me Kosovën”

Burime të “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Kosovë-Serbi prej 117 km nga Karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri në Medvegjë (Mutivode) pothuajse është blinduar nga forca të mëdha serbe.

“Forca serbe zbarkojnë në brezin kufitar me Kosovën” ishte ky titulli i njoftimit të publikuar para 3-4 (E diel, 15 janar 2017) shkrim ky i cili ishte më shumë se njoftim , alarm për komunitetin nderkombëtar, sepse ne mesin e qytetarëve kishte hyre panika, ndërsa tek fëmijët ne shkolla frika.

Pas këtij lajmi duket se komuniteti ndërkombëtar ka kuptuar nevojën që qytetarët e Luginës së Preshevës të ndjehen të sigurt. Kështu forca të KFOR-it (NATO) janë angazhuar të monitorojnë bashkërisht me anëtaërët e Ushtrisë së Serbisë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë si dhe sigurimin e zonës së sigurisë në mënyrë që të mbajë një ambient të qetë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Serbisë.