Shembet tërësisht muri në veri të Mitrovicës
Pas marrëveshjes së qeverisë me komunën e Mitrovicës, u shemb muri në veri të Mitrovicës. E administruar nga serbët, të cilët shembën tërësisht murin e ngritur në dhjetor të vitit të shkruar në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër, që ndan qytetin në dy pjesë.
Rrënimi i murit u bë vetëm një ditë pasi qeveria e Kosovës dhe komuna veriore e Mitrovicës arritën marrëveshje, që muri të rrënohet dhe në atë pjesë të bëhët një shetitore për këmbësorët.
Rrënimin e murit e ndoqi nga afër shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila tha se “kjo gjë tregon se të dy palët mund të arrijnë marrëveshje edhe për çështje të tjera kur ka dëshirë politike”.
“Jam duke parë dhe pritur gjithashtu për fillimin e diskutimit për asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të njëjtin përkushtim që patëm për largimin e këtij muri”, tha Apostolova, duke shtuar se “Ura mbi lumin e Ibrit do të jetë ura më e bukur në Kosovë”.
Edhe kryeminstri i Kosovës, Isa Mustafa, tha në një konferencë për media, se rrënimi i murit është bërë në marrëveshje me komunën e veriut, marrëveshje kjo që e ndihmoi edhe faktori ndërkombëtar.