Turqi

Turqia po zhvillon sistemin vendor raketor

Kompania mbrojtëse turke Roketsan është e ngarkuar për zhvillimin dhe prodhimin e sistemit raketor vendor. Punimet në zhvillimin e sistemit të parë turk të raketave tokë-tokë me rreze të gjatë veprimi janë në vlugun e madh, cekin mediat turke duke u thirrur në burimet të afërta me strukturat mbrojtëse të shtetit.

Nënsekretariati turk i industrisë mbrojtëse ka deklaruar se ky shtet planifikon më tutje të vazhdojë prodhimin serik të raketave “Bora” të cilët do të dizajnohen dhe prodhohen në kapacitetet prodhuese ushtarake vendore.

Nënsekretariati turk shtoi më tutje se në këtë projekt punohet që nga viti 2009 dhe kompania turke prodhuese Roketsan është e ngarkuar për zhvillimin dhe prodhimin e sistemit raketor vendor.

Për shkak të  burimeve të  sigurisë, mediat e cekura theksojnë, se nuk janë publikuar specifikacionet e këtyre projektileve me rreze të gjata veprimi, apo që ndonjë ekzemplar i këtij projektiëi është dërguar ushtrisë turke.

Megjithatë burimet mbrojtëse cekin se dërgesat po zhvillohen konform planit dhe programit të vet projektit.

Turqia aktualisht në forcat e saja të armatosura ka projektilet me rreze të shkurtër dhe me rreze të mesme veprimi, por nuk ka  raketa me rreze të gjata veprimi.

Burimi: Al Jazeera