Siria

Halepi në 24 orët e fundit: Miku i ngushtë i Ebu Bekr el-Bagdadit është vrarë

Ushtria siriane i ka shkaktuar  dëme edhe më të rënda grupeve terroriste në rajone të tjera të rëndësishme në të gjithë Sirinë.

Një nga emirët e lartë të emirëve të ISIS-it i cili kishte marrëdhënie shumë të ngushta me shefin e grupit terrorist Abu Bakr al-Bagdadi u vra së bashku me një numër të shokëve të tij në sulmet ajrore siriane në pjesën lindore të provincës së Halepit.

Avionët luftarakë sirianë bombarduan pozicionet e ISIS-it në rajonin  Kasr al-Baraxh në rrethin e qytetit al-Bab dhe dëmtuan një bazë të terroristëve, duke vrarë të paktën 11-të militantë, përfshirë edhe al-Muthana el-Haxhxh.

Al-Muthana el- Haxhxh i njohur gjithashtu si el-Muthana el-Haras ishte emir i Xheish el-Khalifeh (Ushtria e Khalifit).

Xheish al-Khalifeh konsiderohet si Forcat Speciale të ISIS-it dhe është nën komandën e drejtpërdrejtë të Abu Bakr al-Bagdadit.

Emiri i  Xheish al-Khalifeh ishte një nga anëtarët më të besuar të grupit dhe shok i afërt i shefit të ISIS-it.

Burimi: Fars News Agency