Komentimi i Kur’anit do të publikohet në gjermanisht
Një qendër botuese në Irak ka në plan të publikojë komentimin e Kur'anit të Shenjtë në gjermanisht.
Shtëpia Botuese al-Kafil Publications, në bashkpunim me Kujdestarinë e Xhamisë së Shenjtë të Hazret Abbas në Qerbala, Irak, do të publikojë komentimin e Ku’ranit, shkruar nga Sejjid Muhammed Hussein Fatemi.
Komentimi i Kur'anit përfshin edhe tekstin arabisht të Kur'anit, raportoi Agjencia e Lajmeve Tasnim.
Përgatitjet për botimin e veprës janë duke përdorur teknologjinë më të përparuara për shtypjen e cila tashmë ka filluar.
Faras al-Ibrahimi, drejtor i botimeve, tha versioni arabisht i librit është pritur mirë në Irak dhe në vende të tjera.
Ai tha se Ajetullah Naser Makarem Shirazi ka miratuar komentimin e Kur'anit.
Burimi: IQNA News