Siria

Jemi gjallë falë Asadit dhe Armatës Arabe Siriane

Po japim intervistën me priftin flaman, atë Daniel Maesom(78) i cili jeton në manastir në qytetin Qara, 90km në veri të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut. Ati Daniel ishte dëshmitar i “luftës qytetare” dhe sipas tij, të gjitha raportimet perëndimore për konfliktin sirian janë mashtrime të mëdha. Shkurt:” Amerikanët dhe aleatët e tyre duan në tërësi të shkatërrojnë vendin sirian”.

Ju jeni kritik ndaj mediave të cilët informojnë nga Siria? Çfarë ju mundon?

Idea se populli sirian është ngritur kundër Asadit, dhe se njerëzit sirian janë ngrit në kryengritje kundër tij është jo e saktë. Unë isha në Qara më 2010, kam parë me sytë e mi se si agjitatorët të huaj organizonin protesta kundër qeverisë duke rekrutuar të rinj. Këtë e ka inqizuar dhe emituar Al Jazeera. Vrasjet janë kryer nga ana e terroristëve të huaj kundër bashkësive sunite dhe krishtere në përpjekje të mbillet përçarja etnike, fetare dhe sektare në mes qytetarëve sirian. Sa di unë, sirianët në të vërtetë ishin shumë unik. Para luftës, ishte një shtet i qëndrueshëm,  shtet sekular në të cilin bashkësitë e ndryshme kanë jetuar në paqe dhe harmoni. Arsimi ishte falas, sigurimi shëndetësor ishte e mire dhe nuk kishim shumë të varfër. Keni pas mundësi  lirisht të shprehni qëndrimet tona politike, por njerëzit nuk janë marrë shumë me politikë, pasi mbretëronte paqe në tërë vendin.

Motra e nderit Agnes-Mariam nga manastiri i shën Jakut është akuzuar për bashkëpunim me regjimin sirian?

Agnes-Mariam po ndihmon popullatën civile, ajo ka hapur kohë pare kuzhinën popullore në Halep, në të cilin përgatiten 25.000 shujta pesë here në javë. Për çudi, akoma jemi gjallë. Falë qeverisë së Asadit dhe kryetarit rus Putinit, pasi që ka vendos të intervenojë kur kryengritësit  ishin drejt arritjes së qëllimit. Me mijëra terroristë janë vendos në Qara, ne filluam të frikësohemi për jetët tona. Rebelët kanë ardhur nga të katër anët e botës, nga vendet arabe nga Afrika dhe Azia, nga Gjiri Persik, Arabia Saudite, Evropa, Turqia, kishte edhe shumë çeçen nga Rusia. Ata kanë themeluar forcën e huaj okupuese, të gjithë të lidhur me Al Kaidën dhe grupet tjera terroriste. Ishin të armatosur gjer në dhëmbë nga perëndimi dhe aleatët e tyre, me qëllim të veprojnë kundër nesh. Ata kanë deklaruar:”Ky vend na takon neve”. Shpesh janë droguar dhe kanë luftuar njëri kundër tjetrit, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë shkrep pa ndërprerë. Ne ishim të detyruar të fshihemi në podrumet nën dhe të manastirit një kohë. Kur ushtri siriane i dëboi nga Qara, të gjithë ishim të lumtur, paqja prapë u rikthye .

Thoni se ushtria siriane i ka mbrojt civilët, por ka raportimet të shumta për krimet e luftës të kryera nga forcat e Asadit?

“ A nuk dini se raportimi medial nga Siria ishte gënjeshtra më e madhe mediatike e epokës sonë? Ata juve ju kanë shit marrëzira për Asadin! Kryengritësit ishin ata që kanë rrëmbyer dhe vrarë. A mendoni se qytetarët sirian janë aq budalla? Mendoni se ata njerëzit ishin të kërcënuar të simpatizojnë Asadin dhe Putinin? Këto raporte janë pjellë e amerikanëve të cilët kanë gisht në tërë këtë hallakamë, për shkak të resurseve natyror në këtë rajon dhe për shkak të Putinit. Arabia Saudite dhe Katari duan të vendosin regjim sunit, pa liri fetare. A dini, se kur ushtria siriane përgatitej për betejën e Halepit, ushtarët mysliman kanë ardhur edhe tek unë. Në mes myslimanëve dhe krishterëve, nuk ka kurrfarë problemi. Por të rrezikshëm janë grupet radikale terroriste islamike të udhëhequr nga perëndimi të cilët kanë dash të na therin. Ata të gjithë janë Al Kaida dhe ISIS. Nuk ekzistojnë “rebelët e moderuar”.

Mund të kuptoni se analiza e juaj është e diskutueshme dhe do të has në shumë kritika të rrepta?

“Unë ju flas të vërtetën të cilin personalisht isha dëshmitar. Dhe askush nuk duhet të më mësoj, pse jo? Mediat mund të kontribuojnë masakrës së njerëzve sirian apo të ndihmojnë popullin sirian. Për fat të keq në mes gazetarëve ka shumë sosh që janë ithtarë të verbër dhe që është më kryesore frikacak të thjeshtë, ashtu që nuk e kam merak a është e vërteta e diskutueshme. E vërteta në fund të fundit gjithmonë ka qenë e diskutueshme.

Burimi: Global cir