Amerike

Analizë: Trump-i doli fitimtar sepse bëri një garë politike shumë efektive

Një aktivist dhe analist politik amerikan është shprehur se Donald Trump doli fitimtar në garën persidenciale në ShBA në vitin 2016 sepse kandidati për Partinë Republikane zhvilloi një fushatë politike në mënyrë të pabesueshme efektive, dhe jo sepse Fox News dhe mediat e tjera kishin ndërtuar tashmë “kushtet paraprake” për fitoren e tyre.

Ditën e shtunë, Myles Hoenig, një ish-kandidat i Partisë Green për Kongresin është shprehur se kandidatja demokrate Hillary Clinton e ka humbur garën e 8 nëntorit 2016 për shkak se Komiteti Nacional Demokratik (DNC) dhe fushata e Clintonit “ka provuar se nuk ka qënë asgjë më shumë sesa një fushatë fillestare elektorale”.

Hoenig i ka shprehur komentet e tij gjatë një interviste për Press TV si përgjigje për kryetarin demokrat të bashkësisë së New York City, Bill de Blasio, i cili ka fajësuar Fox News dhe The New York Post si dhe kompania e tyre drejtuese, News Corps se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fitorene  Trumpit.

Konservatorëve u pëlqen që të bashkohen kundër medias “liberale”

Analisti është shprehur se “Konservatorët janë bashkuar prej vitesh kundër medias ‘liberale’, ndërsa liberalët i janë drejtuar Foz si një përkrahës i gjithëkohshëm i mediumit të Partisë Republikane.”

Ai ka thënë se: “Përsa i përket problematikave sociale media shpeshherë vendoset në një pozicion më tolerues. Ajo promovon historitë e të drejtave të abordit, lirive individuale kur ato cënohen nga qeveria, madje edhe për ligjin e armëve i cili kundërshtohet nga Amendamenti i Dytë. Megjithatë kur vjen puna për ndonjë çështje që ka të bëjë me koorporatat, ushtrinë, apo ka një natyrë sioniste, e e gjithë mediat komerciale shpallen të mbrojtje të plotë kë kësaj axhende tejet konservative duke përsëritur fjalët e Departamentit  të Shtetit, të Pentagonit, apo të partisë së tyre politike të pfreferuar.

Hoenig  ka vijuar duke thënë se “Njerëzit ndjekin NPR-në (Radion Publike Kombëtare) për të krijuar një shembull të një axhende liberale, madje edhe të majtë. Megjithatë, një ditë më parë ata bënë një reportazh në lidhje me pezullimin e urdhrit të Obamacare, megjithatë këtu historia nuk ishte parë nga prespektiva e konsumatorit, apo pacientit, por nga prespektiva e industrive të sigurimit shëndetësor. Çdokush që do të synonte të bënte një raport të drejtë dhe të balancuar do të përmendte luftën e Single Payer dhe Medicare for All, megjjithatë duket sikur këto tema janë të ndaluar për t’u përdorur në NPR. Ajo që NPR promovon është kompania që kontrollon sigurimet shëndetësore, ashtu siç bëjnë të gjitha mediat e tijera.”

 ‘Fox News nuk ia ka shtruar rrugën Trumpit’

Hillary Clinton e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish presidenti Bill Clinton pranon rezultatin e zgjedhjeve të 9 nëntorit 2016. (Getty Images).

Hoenig është shprehur se “Fox News nuk ia ka shtruar rrugën Trumpit siç pretendon de Blasio. Ajo mund të ketë qënë vetëm një dritë e verdhë në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, megjithatë ka pasur edhe shumë rrugë të tjera, të cilat të gjjitha kanë buruar nga vetë dhomat e bordeve të cilat promovojnë luftën dhe kapitalizmin.”

Ai ka vijuar duke thënë se: “Edhe pse disa propagandistë brenda mediave, të këtillë si Bill O’Reilly nga krahu i djathtë dhe Rachel Maddow në të majtë flasin më hapur në mënyrë nxitëse dhe vetë-delirues për objektivat e tyre, pronarët e këtyre mediave të ndryshme mund të jenë antarë të të njëjtit klub ku pinë cigaret e tyre puro dhe ku pinë martini duke ndarë me njëri-tjetrin të njëjtat dhoma.”

‘Asnjë gazetar amerikan i mediave komerciale nuk guxon të kritikojë Izraelin’.

Hoenig është shprehur se përsa i përket problematikave të Izraelit mund të gjesh lajme shumë më objektive në gazetat izraelite, si Haaretz sesa në gazetën New York Times.

Ai ka theksuar se: “Në Izrael ka reporterë të këtillë si Gideon Levy të cilët shkruajnë haptazi kundër sistemit diskriminues të Izraelit, megjithatë nuk mund të gjesh një gazetar të vetëm amerikan të mediave komerciale, i cili do të guconte të kritikonte Izraelin, për të mos vënë në asnjë moment në rrezik karriert e tyre. Asnjë politikan nuk mund të shprehë as edhe një fjalë që dënon papajtueshmërinë me qeverinë izraelite, duke e ditur se kështu karrigja e tyre politike do të vihej në rrezik në zgjedhjet më të afërta.”

De Blasio ka dështuar në kuptimin e dështimit të Partisë Demokratike.

Kryebashkiaku i Neë York City Bill de Blasio

Ai ka shtruar kështu një pyetje: “De Blasio është thjesht një politikan partiak tradicional. Ai është i gatshëm që t’ia hedhë fajin çdo lloj targeti më të lehtë të mundshëm për të justifikur dështimet e vetë partisë së tij, Partisë Demokratike. Në të vërtetë Clinton ka fituar më shumë vota se Trumpi, po sa prej këtyre fotove ishin për shkak të frikës së tyre ndaj Trumpit, më shumë se sa për shkak të devocionit të tyre për Clintonin?”

 Aktivisti politikan ka theksuar se “Trumpi ka zhvilluar një garë politike shumë efektive, ndërsa fushata e Clinton dhe DNC-së ka provuar se ka nuk qënë asgjë më shumë sesa një fushatë elektorale fillestare. Kjo gjë është ironike duke marrë parasysh faktin se vetë DNC-ja u tregua shumë efektive për të hequr qafe fillimisht Sandersin, dhe për ta kthyer partinë sërisht në duart e koorporatave.”

Ai e ka prmbledhur këtë intervistë duke thënë se “Nëse de Blasio kërkon t’ia hedhë fajin Foxit për fitoren e Trumpit ka të drejtën e tij. Dhe për sa kohë njerëz si ai vazhdojnë t’ia hedhin fajin të tjerëve, aq më jo efektive do të vazhdojë të jetë Partia Demokratike.”

Burimi: Press TV