Udhëheqësi vizitoi Mauzoleun e Imam Humejnit
Lideri i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid Ali Hamenei të mërkurën bëri një vizitë në mauzoleun e Imam Humejnit (r.a.) dhe seksionin e varrezave të dëshmorëve të Behesht-i Zehra, në jug të Teheranit.
Vizita u bë në ditën e dytë të Dhjetë Ditëve të Festimeve të Agimit që shënojnë fitoren e përvjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979.
Gjatë vizitës, Ajetullah Hamenei ka bërë dua, ka kënduar Suren el-Fatiha për shpirtin e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
Ajetullah Hamenei gjithashtu vizitoi varrin e ish-kryetarit të Këshillit për Përshtatshmëri, të Iranit, Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani dhe varrezat e dëshmorëve dhe për të nderuar kujtimin e të ndjerit Ajetullah Rafsanxhani dhe dëshmorëve u lut për shpirtin e tyre në Ahiret.
Çdo vit, miliona iranianë në të gjithë vendin përkujtojnë dhjetë ditët e festimeve, të njohur si Dhjetë Ditët e Agimit, duke shënuar përvjetorin e fitores së revolucionit që i dha fund monarkisë së regjimit të Pahlavit në Iran të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dita e kthimit të Imam Humejnit në Iran shënon fillimin e Dhjetë Ditëve të Agimit, që arrin kulmin me përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik më 10 shkurt.
Populli i Iranit përmbysi regjimin Pahlavi mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 38 vjet më parë, duke i dhënë fund sundimit monarkik pas 2500 vitevenë Iran.
Revolucioni Islamik i drejtuar nga i ndjeri Imam Humejni ka krijuar një sistem të ri politik të bazuar në vlerat Islame dhe të demokracisë.
Burimi: IQNA News