Turqi

Zyrtarët turq dhe izraelitë takohen për të përmirësuar lidhjet për herë të parë në shtatë vjet

Zyrtarë të lartë turq dhe izraelitë janë takuar për herë të parë në gati shtatë vjet, duke kërkuar për të gjetur mënyra për të përmirësuar më tej lidhjet dhe për të diskutuar zhvillimet në rajon.

Turqia dhe Izraeli – ish aleatë  - janë pajtuar vitin e kaluar dhe rivendosën marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh, duke përmirësuar një të çarë të thellë të shkaktuar nga vdekjen e 10 aktivistëve turq gjatë një sulmi të komandosve izraelit në një anije me ndihma që u përpoq të shkelë bllokadën në Gaza në vitin 2010 .

Nënsekretari i Jashtëm i Turqisë, Umit Yalcin dhe homologu i tij izraelit, Yuval Rotem, janë takuar në Ankara të mërkurën në seancën e parë politike të dy vendeve të tyre për konsultime që nga viti 2010.

Yuval  Rotem ka në plan të takohet me anëtarët e komunitetit hebre të Turqisë gjatë qëndrimit të tij në Turqi.