Ilaçi i parë bimor për sëmundjen e Alzajmerit në Iran
Me përpjekjet e mjekëve iranian, specialistëve dhe shkencëtarëve në rajonin Al-Borz në perëndim të Iranit, është prodhuar ilaçi bimor për shërimin e sëmundjes së Alzajmerit në Iran dhe botë.
Hasan Kazi Zade Hashemi, ministri i shëndetësisë dhe shkencave medicinale të Iranit, në ceremoninë e prezantimit të ilaçit bimor me bazë natyrale për shërimin e sëmundjes së Alzajmerit në akademinë me moton “Xhahade Daneshgahi Al-Borz” ka thënë: “90% të ilaçeve të nevojshme po prodhohen në Iran nga ekspertët iranian dhe nga prodhuesit kërkohet shtimi i prodhimtarisë me përpjekjet shtesë”.
Shems Ali Reza Zade, kryetar i Institutit hulumtuese për ilaçe bimore Xhahade Daneshgahi Irani, njashtu ka thënë se hulumtuesit e kësaj akademie me eksploatimin e dijes së lashtë dhe vendore të Iranit në shërimin e problemeve të trurit, si dhe analizave aktuale në botën e sotshme në këtë fushë kanë arrit të prodhojnë ilaçin e vlefshëm me bazë natyrale për sëmundjen e Alzajmerit.
Shahin Ahund Zade, zëvendës i kryetarit për seksionin e hulumtimit dhe teknologjisë pranë ministrisë së shëndetësisë së Iranit, poashtu në margjinat e hapjes së linjës prodhuese për ilaçet me bazë natyrale për sëmundjen e Alzajmerit, ka thënë: “Me përpjekjet e hulumtuesve iranian dhe ekspertëve në këtë fushë, Irani është udhëheqës në botë në hulumtimin dhe prodhimin e ilaçeve me bazë natyrale për sëmundjen e Alzajmerit”.
Ai ka shtuar “ Në Iran për herë të parë është implementuar hulumtimi për ilaç në bazë natyrale kundër sëmundjes së Alzajmerit dhe në vitin 2000 ky ilaç kundër streseve në të gjitha portalet e specializuara botërore është regjistruar sipas emrit të Iranit”.
Burimi: sahartv.ir