Kosova

Deputetja Pantina : Marrëveshjet me Sërbinë janë nëshkruar por kurr nuk janë zbatuar

Prononcimet dhe caktimet e afateve kohore edhe të kryekuvendarit (Kadri Veseli), më shumë janë mediale, qëllimi i të cilit është që të blejë kohë dhe eventualisht të kalohet në harrës, duke gjetur modifikim të ri politik për murin.

Ndonëse ministrja për dialog Edita Tahiri, kishte zotuar se muri në veri të Mitrovicës do të rrafshohet për tokë gjatë muajit janar, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. Këtë plan e kishte forcuar akoma më shumë edhe rezoluta e Kuvendit të Kosovës, që obligonte të njëjtën agjendë, dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili këtë afat e kishte zgjatur deri në gjysmën e muajit shkurt.

Deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka thënë, se jo vetëm këto marrëveshje, por pothuajse asnjë marrëveshje që  Hashim Thaçi dhe Ivica  Daçiç e më vonë Isa  Mustafa dhe  Aleksandër Vuçiç kanë nënshkruar dhe nuk janë zbatuar, e në veçanti ato marrëveshje të cilat kanë prodhuar obligime edhe për Serbinë.  Sipas saj, i tërë dialogu i deri tashëm me Serbinë nuk ka sjellë asnjë lloj përparimi as në integrimin e serbëve vendor, as në forcimin e shtetësisë së Kosovës. 

Ky dialog i ka sjellë Kosovës dëme të shumëfishta dhe do na duhet kohë dhe shumë punë për të riparuar të gjitha këto dëme të shkaktuara fillimisht nga vetë udhëheqësit e institucioneve tona”, ka thënë deputetja Pantina.