Janë publikuar rezultatet e Astanas
Gjatë konferencës Astana të zhvilluar me inciativën e Turqisë, Rusisë dhe Iranit për zgjidhjen e krizës në Siri i është vënë theksi faktit se çështja e Sirisë nuk do të zgjidhet me anë të rrugëve ushtarake.
Sipas lajmeve të publikuara nga agjensitë informative ndërkombëtare, përfundimet e arritura nga konferenca Astana janë lexuar nga Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov.
Gjatë kësaj dekarate është shpallur se çështja e Sirisë nuk do të zgjidhet me anë të rrugëve ushtarake, më pas është bërë me dije Rusia, Turqia dhe Irani kanë vendosur të krijojnë një mekanizëm të trefishtë për të provuar armëpushimin.
Në këtë deklaratë është theksuar se shtetet kanë qëllimin që të bëjnë përpjjekjet e tyre për të zbatuar vendimin numër 2254 të Këshillit të Sigurimit në OKB-së të marrë nga ndërkombëtarët për të filluar proçesin politik, ku u është bërë thirrje gjithashtu të gjitha grupimeve opozitare që të mblidhen në Gjenevë në konferencën e shkurtit dhe të gjithë bashkë të luftojnë kundër grupeve terroriste si ISIS-i dhe Fronti Nusra.
Është theksuar fakti se mbështetet rifillimi i bisedimeve në mesin e grupeve siriane dhe u theksua se “Ashtu siç është konfirmuar edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së Siria duhet t’i mbrojë territoret e saj si një shtet i vetëm dhe i unifikur demokratik i përbërë nga grupe me religjion dhe etni të ndryshme”
Nga kjo deklaratë u është kërkuar të gjitha palëve që të mbështesin regjimin në mënyrë që të mund ta ruaj armëpushimin që ka filluar më 29 dhjetor 2016 dhe që është konfirmuar më vonë nga vendimi numër 2336 i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe është kërkuar që të bëhen të gjitha përpjekjet për të minimizuar prishjen e armëpushimit.
Së fundmi, është rënë dakord që këto shtete kanë një vullnet të përbashkët për të luftuar organizatat terroriste si ISIS-i dhe Fronti Nusra, megjithatë duhet bërë dallimi i tyre nga grupimet opozitare në Siri.
Burimi: Yakın Doğu Haber