Amerike

Dekretet e para të Donald Trumpit

Sikurse përcjell agjencioni Reuters në bazë të burimeve të qeverisë amerikane, presidenti i posazgjedhur amerikan Donald Trumpi sot do të nënshkruajë disa dekrete ekzekutive, një pjesë e së cilës ka të bëjë me ndalimin e përkohshëm të hyrjes së refugjatëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe suspendimi i vizave për shtatë vende myslimane, për shtetasit e Sirisë, Irakut, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

Trumpi nëpërmjet rrjetit social në Twitter ka porosit se “ky do të jetë ditë e madhe për sigurinë nacionale amerikane”. Burimet theksojnë së ndalimi i hyrjes për refugjatë do të zgjas disa muaj, dhe se përjashtim do të bëjnë vetëm pakicat religjioze të cilët ikin nga ndjekjet. Në Twiterin e vet Trumpi ka paralajmëruar se sot do të nisin edhe planet e para lidhur me çështjen e ndërtimit të murit në kufi me Meksikën.

Përfaqësuesit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan kanë propozuar Rezolutën me të cilin parashohin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të braktisin Kombet e Bashkuara. Projekt propozimi i quajtur ”Kthimi i sovranitetit amerikan” të cilin e ka propozuar kongresmeni amerikan Mike Rogers kërkon që Washingtoni të sjell vendimin për tërheqjen e tërësishme nga organizata ndërkombëtare botërore  e Kombeve të Bashkuara, si dhe kërkon që Kombet e Bashkuara të zhvendosin selinë e saj nga New Yorku. Poashtu kërkohet pezullimi i të gjitha aktiviteteve amerikane në Organizatën Botërore Shëndetësore.

Rogers dhe republikanët tjerë shumë herë kanë theksuar se obliguesit tatimor amerikan nuk duhet të paguajnë për këtë organizatë e cila nuk promovon interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rezoluta e cila është propozuar me 3 janar, ka kaluar nën interesin e opinionit dhe medieve, ndërsa në rast të miratimit të saj do të duhen dy vite për implementimin e plotë të saj.” Presidenti amerikan do të përfundojë çdo anëtarësim të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, në çdo organ, agjension, apo ndonjë trup tjetër të Kombeve të Bashkuara”.

Burimi: Global cir