Irani kundërshtoi prezencën e SHBA-ve në bisedime për paqe në Siri
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të ftuara në marrin pjesë në bisedimet e ardhshme për konfliktin në Siri, të cilat do të mbahen në fund të këtij muaji në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë më herët në Teheran se vendi i tij e kundërshton prezencën e SHBA-së në bisedime për paqe në Siri.
“Ne s’i kemi ftuar ata, dhe jemi kundër prezencës së tyre,” ka thënë Zarif, raporton agjencia e lajmeve e Iranit “Tasnim”.
SHBA-ja , e cila udhëhoqi përpjekjet e dështuar për të sjellë paqe në Siri vitin e kaluar, nuk është përfshirë në diplomacinë e fundit rreth konfliktit në Siri.