Konferencë Ndërkombëtare në qytetin e shenjtë Kum të Iranit
Konferenca e Parë Ndërkombëtare me temë "Kur'ani dhe Shkencat Humane" do të mbahet në qytetin e shenjtë iranian, në Kum, në muajin maj, 2017.
Qendra e Arsimit të Lartë e Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa, me qendër në Kum, është organizatore e konferencën shkencore.
Ajo ka ftuar dijetarët e seminareve dhe universiteteve nga e gjithë bota për të kontribuar në këtë konferencë duke dërguar kumtesat me temën e përkatëse.
Afati i fundit për dorëzimin e kumtesave është dita e shtunë, 18 shkurt 2017, njoftoi Agjencia e Lajmeve Fars.
Kur'ani dhe objektivat e humane, metodologjia e studimeve ndërdisiplinore rreth Kur'anit dhe shkencave, teoria shkencore e Kur’anit në fushën e shkencave humane, roli i Kur’anit në zhvillimin e humanizmit në qytetërimin Islam, dhe lidhja mes Kur'anit dhe shkencave humane nga perspektiva e dijetarëve bashkëkohorë janë disa nga temat që do të diskutohen në këtë konferencë.
Për më shumë informacion vizitoni http://www.quranolum.com/.
Burimi: IQNA News