Rouhani: Irani mbështet promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan
Presidenti iranian, Hassan Rouhani është shprehur se Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka bërë thirrje për, dhe është vendosur në rreshtin e atyre q kaë promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Dimitër Bushati të djelën që lamë pas në Teheran, Rouhani është shprehur se “Teherani është i gatshëm që të bashkëpunojë me shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit.”
Presidenti iranian theksoi se është shumë e rëndësishme që të bëjmë përpjekje të përbashkta kolektive për të luftuar dhunën, ekstremizmin dhe terrorizmin, ai është shprehur se “terrorizmi është një problematikë globale dhe lufta kundër dhunës, veçanërisht kundër terrorizmit është njëra nga detyrat toa më primare.”
Më pas ai konstatoi se implementimi i marrëveshjes bërthamore së vitit të shkuar mes Iranit dhe grupit të shteteve P5 + 1 ka krijuar një mundësi më të favorëshme për të zgjeruar lidhjet mes Iranit dhe Shqipërisë në të gjithë sektorët, veçanërisht në ekonomi dhe tregti.
Rouhani u shpreh se Teherani i mirëpret edhe më tepër forëcimin e marrëdhënies me Tiranën, e cila do të jetë fitimprurëse për të dyja palët.
Në janar të vitit 2016, Irani dhe pesë pjestarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së OKB-së – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Kina + Gjermania kanë filluar implementimin e marrëveshjes nukleare, të njohur ndryshe edhe si Plani i Veprimit Gjithëpërfshirës të Përbashkët (JCPOA).
Në mbështetje të marrëveshjes bërthamore, Irani ka ndërmarrë obligimin për të vënë kufinj në realizimin e programit të saj bërthamor, dhe në këmbim pala tjetër ka rënë dakort që të heqë sanksionet që i janë vënë Teheranit si pasojë e këtij programi nuklear.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm Shqiptar është shprehur se JCPOA ka hapur një kapitull të ri për bashkëpunimin e Iranit me shtetet e tjera, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Bushati ka shprehur vendoshmërinë e vendit të tij për të promovuar bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar dhe kulturor me Iranin.
Gjithashtu, edhe ai ka theksuar rëndësinë e luftës kundër terrorizmit ekstremizmit dhe dhunës në mënyrë të unifikuar.
Përpara takimit me presidentin, më herët atë të djelë, Bushtati ka zhvilluar një takim edhe me Ministrin e Jashtëm Iranian, Javad Zafirin. Në fund të takimit të dyja palët kanë firmosur një memorandum të mirëkuptimit për të vijuar zhvillimin e bisedimeve politike.
Burimi: Press TV