Shqipëri

Kryetari i Iranit Ruhani priti Ditmir Bushatin

Kryetari i Republikës Islame të Iranit në takimin që pati me ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë ka deklaruar se:”Irani përshëndet  zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë”. Hasan Ruhani, kryetari i Republikës Islamike të Iranit sot, ditën e diel në takimin e tij në Teheran me Ditmir Bushatin, ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, përveç tjerash ka theksuar:” Periudha pas Barxhamit(marrëveshja nukleare e Iranit e arritur me 6 fuqitë botërore), është rasti i përshtatshëm për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Teheranit dhe Tiranës në  të gjitha fushat, sidomos të atyre ekonomike dhe tregtare”. Hasan Ruhani ka cek se:”Forcimi i marrëdhënieve në mes Iranit dhe Shqipërisë në të gjitha fushat është në interesin e dyanshëm të të dy vendeve ”.

Kryetari i Republikës Islame të Iranit, njashtu ka treguar në domosdoshmërinë e luftës kundër të gjitha formave të dhunës, ekstremizmit dhe terrorizmit dhe shtoi:” Terrorizmi është problem global dhe njëri nga obligimet e të gjithë neve është lufta kundër dhunës, posaçërisht terrorizmit”. Hasan Ruhani ka cek faktin se Irani gjithmonë ka kërkuar forcimin e themeleve të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe shtoi:” Teherani është i gatshëm që në sferën e luftës kundër terrorizmit të bashkëpunojë me shumë shtete, e përveç tjerash edhe me Shqipërinë”.

Ditmir Bushati ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë në takimin e tij që pati me kryetarin e Republikës Islamike të Iranit ka thënë se vendi i tij është i vendosur me zhvillimin e gjithanshëm dhe thellimin e marrëdhënieve në mes Teheranit dhe Tiranës.

Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë njashtu ka thënë në domosdoshmërinë e luftës kundër dhunës, ekstremizmit dhe terrorizmit dhe shtoi: ”Shqipëria është e gatshme në forcimin e këshillimit me Iranin në luftën e saj kundër terrorizmit”. Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati arriti në Teheran në vizitë zyrtare Republikës Islame të Iranit, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit të marrëdhënieve miqësore në mes Republikës Islame të Shqipërisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Burimi: sahartv.ir