Mbyllen 16 organizata që radikalizonin popullin përmes aktiviteteve të tyre
Tash e tre muaj për shkak të veprimtarisë së tyre të dyshimtë dhe lidhjes me grupet që shpërndajnë islamin radikal në Kosovë , iu është pezulluar puna 16 organizatave fetare joqeveritare nga ana e Ministrisë së Administratës Publike
1. AKEA (Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim),
2. Al-Ëaqaf Al Islami,
3. Kalliri i Mirësisë,
4. Sinqeriteti,
5. Çelësi,
6. Pema e Bamirësisë,
7. KAD (Kosova Aid Development),
8. Rinia Istogase,
9. Hektari- HE,
10. Ndjeshmëri,
11. Parimi,
12. Gjurma
13. Mesxhidi Studentor
14. Institutin për Kulturë dhe Studime Bashkohorë (IKSB),
15. Patent Help Fund (PHF)
16. Devotshmëria.
Mbyllja e këtyre organizatave është bërë për shkak se veprimtaria e tyre kishte renë në fokus të dyshimeve se janë të lidhura apo financuara nga organizata të dyshimta e që lidhen me terrorizmin dhe promovonin islamin radikal. Të gjitha këto organizata kishin marrë vendim të njëjtë për pezullim të punës, më 26 tetor të 2015’ës.