Kosova

Fushatë kundër ekstremizmit fetarë në Kosovë – FOL TASH

“Të gjithë së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Bashkohu dhe kontribo për familjen e vendin tuaj. Tani ti e ke radhën”, ky është sllogani i fushatës vetëdijësuese.  

“Fol Tash”-i ka disa javë që ka filluar fushatën vetëdijësuese kundër ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë, fushatë kjo e cila po mundohet t’u bëjë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të mos u bashkohen konflikteve në Siri dhe Irak, pasi atje nuk ka ndonjë luftë për xhihad ashtu siç po bën thirrje organizata terroriste ISIS, e cila është duke përdorur fenë Islame për qëllimet e saj kriminale.

“Fol Tash”-i që nga themelimi ka pasur për qëllim luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë, për këtë edhe kjo fushatë është vetëm një nga shumë aktivitetet e tjera të cilat ka ndërmarrë dhe do të realizohen në të ardhmen.

Prandaj, bashkohuni dhe ju në këtë kampanjë që së bashku të eliminojmë këtë dukuri që ka kohë që po shkatërron familjet tona. Thuaji JO dhunës në emër të fesë, thuaju JO rrymave ekstremiste fetare në Kosovë./Foltash.com