Dr. Muhammed Xhevad Zarif: Epoka e hegjemonizmit ka përfunduar
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif në një Seminar të Elitave në Nju Delhi, Indi, të shtunën tha se Epoka e hegjemonizmit ka përfunduar.
Ai tha se pasojat e hegjemonizmit janë katastrofike dhe se pushtimi amerikan i Irakut dhe Afganistanit dhe pushtimin e shteteve të tjera kanë përgatitur terrenin për rritjen e forcave terroriste.
Muhammed Xhevad Zarif paralajmëroi për globalizimin e terrorizmit, duke thënë se qeveritë duhet të kuptojnë realitetin se mbështetja e terrorizmit nuk do të jetë e dobishme për të gjithë.
Zgjerimi i terrorizmit në rajonin e Azisë perëndimore ka shkaktuar dëshpërimin, poshtërimin dhe frikë në mesin e njerëzve, tha Muhammed Xhevad Zarif.
Ai fajësoi forcat e huaja dhe pushtuese se janë përgjegjëse për lindjen e terrorizmit.
Pushtimi i Irakut dhe Afganistanit dhe okupimi i Palestinës janë shkaqet e zgjerimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, ka thënë Muhammed Xhevad Zarif.
Tani në Indi, si demokracia më e madhe në botë, njerëzit mund të tregojnë dëshpërimin e tyre me anë të fletëve të votimit, siç është e njëjtë edhe në Iran, tha dr. Muhammed Xhevat Zarif.
Ai mbërriti në Nju Delhi të shtunën në mëngjes për të marrë pjesë në Konferencën Dy-Ditore, ‘Zemra e Azisë në Amritsar për të ndihmuar Afganistanin”.
Përfaqësues nga më shumë se 30 vende të tilla si SHBA, Rusia, Irani, Pakistani, Kina, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe dhe vendet fqinje të Afganistanit morën pjesë në këtë konferencë.
Burimi: IRNA