Ekspozita e Dorëshkrimeve Islame në Granada, Spanjë
Organizata Islame, Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (ISESCO) ka hapur një ekspozitë të dorëshkrimeve islame në Granadë, Spanjë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve IINA, ekspozita u përurua të enjten, 1 dhjetor, 2016 dhe do të jetë e hapur për publikun për një muaj.
Ambasada e Sllovakisë në Spanjë ka bashkëpunuar në përgatitjen e ekspozitës.
Ekspozita përfshin dorëshkrime të rralla Islame të cilat i përkasin bibliotekës të një universiteti në Bratislavë, kryeqyteti i Sllovakisë.
Granada është një qytet në rajonin e Andaluzisë në Spanjën jugore, ku muslimanët kanë administruar rreth 800 vjet dhe kanë zhvilluar një qytetërim madhështor.
Sot, rreth 1,5 milionë muslimanë jetojnë në Spanjë, që janë rreth katër për qind të popullsisë së përgjithshme.
Burimi: IQNA News