Zyrtari iranian: Arabia Saudite, Izraeli krijojnë kaos në rajon nëpërmjet përkrahjes së terroristëve
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi konfirmoi të shtunën se Arabia Saudite, duke bashkëpunuar me regjimin izraelit ka krijuar kaos në rajon përmes mbështetjes së saj duke organizuar tekfiristët dhe grupet terroriste.
Komentet e Bajram Ghasemit u bënë pasi Ministri Saudit i Mbrojtjes dhe zëvendës princi Muhammed bin Salman akuzoi Iranin se ka krijuar paqëndrueshmëri, duke nxitur terrorizmin dhe shkeljen e sovranitetit të vendeve të tjera në rajon.
"Arabia Saudite ka krijuar kaos në rajon përmes mbështetjes së saj duke organizuar tekfiristët dhe grupet terroriste," vuri në dukje ai.
Ai rekomandoi zyrtarët sauditë për të lëvizur për të ndrequr qasjen dhe qëndrimin e tyre dhe të mendojnë për pasojat e politikave dhe masave të tyre destruktive, në vend të parashikimeve të tilla të pafrytshme.
Zëdhënësi iranian shtoi se Arabia Saudite konsiderohet si shkaktari i krimeve të përgjakshme kundër popujve arab të Sirisë, Irakut dhe Jemenit, ndërsa ajo ka kryer edhe tradhti ndaj muslimanëve, veçanërisht në botën arabe dhe për çështjen e popullit palestinez duke bashkëpunuar me regjimin izraelit.
Burimi: Mehr News Agency