Rinisma e Sirisë Bashar Al-Assad i gatshëm për dorëheqje
SIRI- Presidenti Bashar Al-Assad ka shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqje për zgjidhjen e krizës në Siri.
“Jap dorëheqje për të zgjidhur krizën. Dorëheqje, nëse rebelët bien dakord për bisedime. Posti im është i lidhur me Kushtetutën”, pohoi ai, ndërsa shtoi se vendimi për dorëheqjen duhet të kalojë në referendum.
Presidenti sirian Bashar al-Assad ka deklaruar se qeveria e tij është e gatshme për të negociuar “për çdo gjë” gjatë bisedimeve të ardhshme me Astanan, Kazakistanin, të ndërmjetësuara nga Rusia dhe Turqia.
Aljazeera shkruan se në një intervistë me gazetarët francezë të publikuara nga mediat shtetërore të hënën, Assad tha se kishte ende pyetje se kush do të qëndrojë në anën tjetër të bisedimeve. “Ne nuk e dimë ende,” tha ai.
Assad deklaroi se ishte i gatshëm për të negociuar me grupet rebele që luftojnë kundër qeverisë së tij, me përjashtim të Organizatave “xhihadiste”. Ndër të tjera ai tha se ishte “optimist” se kriza do të zgjidhje ndërsa shtoi se ishte “gati për pajtim me rebelët, me kusht që ata të dorëzojnë armët e tyre”.