Imam Shejh Sabri: 97-të perëndimorë e përqafuan Islamin në Xhaminë Al-Aksa në dy vitet e fundit
Pothuajse 100 perëndimorë kanë përqafuar fenë Islame në Xhaminë Al Aksa gjatë dy viteve të fundit, tha ish-myftiu i madh i Jerusalemit.
"Nëntëdhjetë e shtatë vetë nga 17 kombe perëndimore kanë përqafuar fenë Islame në baza vullnetare duke thënë Fjalën e Dëshmisë apo Shehadetin në Xhaminë Al-Aksa," tha Shejh Sabri në një deklaratë të publikuar këtë javë.
Sipas parimeve të Islamit, ai apo ajo që përqafon fenë Islame duhet të thotë Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, duke thënë në arabisht: ". Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Allahut"
Sipas ish-myftiut të madh, shumica e perëndimorëve që kanë përqafuar fenë Islame kohët e fundit në xhami janë nga SH.B.A., Franca, Gjermania, Britania dhe Finlanda.
"Islami është fe e drejtësisë dhe tolerancës", deklaroi Shejh Sabri. "Kjo është një fe gjithëpërfshirëse, përmbledhje e të gjitha mesazheve të mëparshme hyjnore"
Ai vazhdoi duke theksuar se, sipas Kur’anit, përqafimi i fesë Islame bëhet në baza vullnetare.
" Zoti i Plotfuqishëm thotë:" Nuk ka asnjë detyrim në besim”, pohoi , "Shejh Sabri, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Lartë Islamik të Jeruzalemit, duke përmendur librin e shenjtë, Kur’anin.
Çdo vit, qindra e mijëra njerëz nga e gjithë bota vizitojnë Xhaminë e Shenjtë Al-Aqsa, e cila ndodhët në Jeruzalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli.
Burimi: World Bulletin