İran

Ajetullah Makarem Shirazi: Promovimi i Mësimeve Islamike është obligim fetar

Ajetullah Naser Makarem Shirazi,  u takua me një grup të dijetarëve nga Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa  së bashku me disa dijetarë muslimanë francezë në Seminarin e Imam Sexhxhadit në Kum të Iranit të shtunën, më 31 dhjetor.

Gjatë takimit, Ajetullahu i lartë pohoi: "Të gjitha përpjekjet për të promovuar Islamin, veçanërisht Mësimet Ehl-ul-Bejtit së, janë konsideruar si një vepër e obligueshme fetare."

Duke shprehur mirënjohjen e tij për përpjekjet ndërkombëtare të Universitetit al-Mustafa për të promovuar Islamin në mbarë botën, Ajetullahu i madh shtoi:

"Në botën e sotme, njerëzit janë të etur dhe kurioz të dinë  më shumë për Islamin dhe mesazhin e pastër të Allahut: Ata janë të lodhur nga qëndrimet materialiste të botës dhe janë duke kërkuae Mësimet Hyjnore. Islami është një fe që do të shuaj etjen e popujve  "për të vërtetën dhe diturinë."

Duke iu drejtuar dijetarëve të pranishëm në këtë takim, Ajetullahu i Madh, Naser Makarem Shirazi,  në përfundim tha, "Ju duhet të vlerësoni përpjekjet tuaja dhe duhet të vazhdoni  me gjithë fuqinë tuaj, sepse bota e sotme është pengesë për të mësuar më shumë rreth mësimeve të pastra Hyjnore."

Burimi: Hawzah